TIRANË - Kryeministri Rama nuk ka lënë pa komentuar në rrjetet sociale analizën e të ardhurave nga Tatimet përgjatë 6-mujorit të parë  të 2014-së. “Tatimet histori suksesi”, ky ka qenë komenti i kryeministrit Rama shoqëruar edhe me tabelën krahasuese me 6 mujorit të parë 2013 me atë të këtij viti.
 
Në tabelën e publikuar dallohet se në 6 mujorin e parë të këtij viti janë mbledhur 17 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa muaji Qershor i 2014 rezulton me 3.67 miliardë lekë më shumë e i njëjti muaj i vitit 2013.

te ardhura tatime(Tabela e publikuar nga kryeminitri Rama në rrjetin social "Facebook" për të ardhurat nga tatimet)


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)