Të dashuruar të rinj, martohen
pas 70 viteve në moshën 86 dhe 89-vjeçare

Është përmendur ndër legjenda që dashuria nuk njeh moshë dhe kjo është më se e vërtetë për çiftin e të moshuarve Italianë.

Antonia Gottifredi 86-vjeçare dhe Giovani Molinari 89 vjeç janë martuar ditën e djeshme në një kishë pranë liqenit Como.

Të rinjtë ishin takuar për herë të parë në vitin 1944 kur Giovani ishte dërguar në Bellano ku jetonte edhe Antonia si ushtar.

te moshuarit

Më pas Giovani u largua pasi u internua në një kamp përqendrimi.

Kur u kthye i gjallë nga lufta Antonia ishte fejuar me një tjetër.

Antonia dhe Giovani ndërtuan më pas secili familjen e tyre ku Antonia vazhdoi të jetonte në Bellano, ndërsa Giovani një inxhinier në lëvizje.

te moshuarit

Ata u ritakuan në vitin 2011 me ndihmën e nipërve dhe mbesave të tyre me anë të rrjeteve sociale.

Një telefonatë, një takim rrufe dhe më pas janë bërë të pandashëm duke e kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

te moshuarit

Antonia ka veshur një kostum gri dhe peliçe mbi krahë, ndërsa Giovani një kostum smoking.

Nga koha kur janë takuar deri në dasmën e tyre, ditën e djeshme kanë kaluar plotësisht 70 vite, ku ata kanë premtuar edhe dashuri të përjetshme.

te moshuarit

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti