TIRANE - Ditën e djelë, në 25 mars, ora 18:00, themelohet një parti tjetër politike në Shqipëri: Partia e të Përndjekurve Politikë. Kështu deklaroi për Respublica.al Gjergj Ndreca (foto) dhe Perikli Shqevi, dy nga nismëtarët e themelimit të kësaj partie. Mbledhja themeluese e partisë do të mbahet në kinoteatrin e Laprakës, në Tiranë, me përfaqësues nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Themelimi i Partisë të të Prëndjekurve Politikë përkon me 20-vjetorin e ardhjes në fuqi të PD-së, e cila sipas Ndrecës dhe Shqevit, vetëm e ka mashtruar shtresën e të përndjekurve politikë për t’i marrë votat. Gjergj Ndreca është bërë i njohur për publikun shqiptar, pas disa incidenteve me deputetë të rëndësishëm të PD-së.
Në qendër të programit të partisë së re do të jetë riintegrimi politik, ekonomik dhe moral i shtresës së të përndjekurve politikë, si dhe publikimi i të gjitha dosjeve të regjimit komunist, nën shembullin e hapjes së dosjeve të Gjermanisë Lindore.
(im/respublica.al/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com