JAPONI- Shumë njerëz në botë, janë në kërkim të dietave të ndryshme për të gjetur një mundësi dobësimi. Disa prej këtyre dietave, mund të jenë të rrezikshme dhe me pasoja, por një japonez ka gjetur një mënyrë dobësimi që nuk dëmton trupin.
Është një mënyrë dobësimi kurioze e cila quhet "Dieta e Frymëmarrjes së gjatë" e shpikur nga japonezi Miki Ryosuke.
Ryosuke është një aktor, i cili është transformuar rastësisht në një `guru` të vërtetë të dietës. Gjithçka nisi kur aktori bënte disa ushtrime frymëmarrje për dhimbjen e shpinës. Pas disa javësh, ai vuri re se po humbiste në peshë, duke arritur në 12 kg brenda 50-të ditëve.
Që nga ai moment, Ryosuke filloi të zhvillonte këtë teknikë si një mënyrë dobësimi, ku do të mjaftonin vetëm pak minuta në ditë, për të parë rezultate konkrete.
Sipas disa ekspertëve, kjo teknikë dobësimi është më efikase se disa dieta të tjera, duke u nisur nga fakti se nuk është një dietë që ka të bëjë me organizmin, por është një formë e ushtrimeve fizike.
Redaksia Online
(Elvana Bilali/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com