Të enjten votohet mocioni i opozitës
dhe rezoluta e pozitës për privatizim

Të enjten votohet mocioni i opozitës <br />dhe rezoluta e pozitës për privatizim
KOSOVE - Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes do të procedojë mocionin e opozitës dhe rezolutën e pozitës për procesin e privatizimit të Kosovës. Edhe pse ishte nënshkruese e mocionit, AAK-ja do të propozojë harmonizim mes dy rezolutave me qëllim që të dilet më nje qëndrim të përbashkët.
Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca e radhës të mbahet këtë të enjte, ku pritet të votohen propozimet e pozitës dhe opozitës për procesin e privatizimit,  rezolutën dhe mocionin përkatës të hartuar javën e kaluar.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha se ajo që do të votohet, do të respektohet.
“Ne edhe në seancën e fundit kemi kërkuar që të hidhet në votim dhe të përmbushet një kriter shumë demokratik, pra votimi. Së pari të vihet në votim mocioni i opozitës dhe pastaj rezoluta e pozitës dhe për cilën vendos seanca ne e përkrahim dhe nuk e kemi atë shqetësim fare”, theksoi ai.
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se askush nuk është kundër privatizimit por në këtë proces kërkohet transparencë dhe llogaridhënie.

“Në mocionin që është paraparë është thënë se kjo të pezullohet për një kohë, por nuk dua që ta interpretojë tani mocionin, mocioni është shumë i qartë. U tha se do të ketë harmonizim, por pikat janë shumë të qarta, dhe në asnjë variant askush nuk mund të thotë se LDK-ja është kundër privatizimit”, tha ai.

Nuk është mirë t’i thuhet jo privatizimit për shkak të ekonomisë së lirë të tregut, tha Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, por procesi i privatizimit duhet të jetë transparent. Ai tha se për AAK-në, asnjë rezolutë që pritet të votohet të enjten nuk është e pranueshme plotësisht prandaj do të duhej një harmonizim i tyre.
“Do të propozojmë që të ketë marrëveshje, do të propozojmë që të ketë harmonizim në mes rezolutave, në mënyrë që të dalim me një rezolutë të përbashkët. Nëse nuk ka rezolutë të përbashkët vendimin do ta marrin pasi të dimë se a kemi apo nuk kemi rezolutë të përbashkët”, tha ai.

Ndërkohë në seancën e 11 tetorit të do mbahet edhe interpelanca me ministrin Enver Hoxhaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së, lidhur me gjendjen në politikën e jashtme të Kosovës.

(Marrë nga RTK live.com)
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi