Një makinë ekspres kafeje me adresë IP? Ekziston. Nëse një nëpunës i ulur para kompjuterit, për shembull, thotë ‘tani kam nevojë për një kafe’, çfarë bën? Nuk çohet as për të shkuar në bar, as për te automati i kafesë, por porosit një ekspres përmes një aplikimi (app) në kompjuterin e tij. Makina e ekspresit, krejt automatike, e merr porosinë dhe njofton kur kafeja është gati. E kanë shpikur zviceranët.
Quhet ‘Netkafy’ dhe për momentin nuk ka akoma një çmim për të dalë në treg. Makina mund të përgatisë kafe normale dhe ekspres, zgjedh vetë filxhanin e duhur dhe është e pajisur me një shirit lëvizës ku ‘qarkullojnë’ filxhanët. Shumë njerëz ama nuk e kuptojnë arsyen e kësaj shpikjeje. Gjithsesi për shpikësit vetë kjo ‘është makina e kafesë më cool në botë’.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com