Të gjithë pijet alkoolike, edhe
vera rrisin goditjet reumatizmale

Të gjithë pijet alkoolike, edhe<br />vera rrisin goditjet reumatizmale
SHBA- Lajme të këqija për ata që vuajnë nga artriti inflamator dhe që iu pëlqen të shijojnë verën.

Studimet kanë zbuluar se të gjithë llojet e alkoolit, madje edhe vera, mund të sjellin shtim të dhimbjes, skuqje apo enjtje të kyçeve për ata që vuajnë nga cerma apo përdhesi, një formë e artritit.

"Nuk dua të tingëlloj shumë dogmatik dhe të them: 'Duhet të ndaloni së piri,” thotë autorja e studimit Dr. Tuhina Neogi për “Reuters”.  Por, reumatologjistja e “Boston University” thotë se, “bazuar në këtë studim, do të këshilloja pacientët të kenë parasysh se çdo lloj pijeje alkoolike mund të shkaktojë goditje të sëmundjes.”

“Nuk është vetëm birra apo pijet e tjera të rënda që mund të sjellin goditje, por edhe vera”,- thotë ajo.

‘Gout’ është një formë e artritit që përkeqëson gjendjen fizike të të prekurve dhe prek më shumë se 8 milion të rritur në Amerikë, numër që sipas të dhënave është gjithnjë në rritje.

E ashtuquajtura sëmundje e mbretërve shkakton kyçe të enjtur dhe të skuqur. Sëmundja godet më shpesh pjesën e përparme të këmbës së burrave mbipeshë por edhe shputën e këmbës, kyçet e këmbëve, gjunjtë, duart dhe kyçet e duarve.

Një lidhje ndërmjet intoksikimit nga pijet alkoolike dhe artritit është dyshuar që në kohët antike.

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan