Të gjitha efektet kuruese të mollës

Të gjitha efektet kuruese të mollës
Një mollë në tryezën e shtëpisë suaj është njësoj si mjeku i familjes. Ajo ka fekte të shumta kuruese, për shkak të përbërësve të shumtë ushqyes e shërues. Ajo përmban sidomos natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, geraniol, acetaldehid, paktin, sheqer, thartirë të mollës, në sasi të vogla ka dhe vajra eterikë, ndërsa nga vitaminat dallohet vitamina A, B dhe C. Përveçse përdoret si pemë freskuese dhe për përgatitjen e lëngjeve të ndryshme dhe të uthullës, molla përdoret edhe për përgatitjen e çajrave të ndryshme shëruese.

Molla
Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak. Është mirë të merret edhe një mollë para gjumit, pasi kjo normalizon jashtëqitjen. Molla preferohet edhe si kuruese për jashtëqitjet e shpeshtuara të fëmijëve. Për këto raste preferohet molla e pjekur. Rezultate të mira për trajtimin e disa sëmundjeve ka dhënë edhe pirja e lëngut të mollës. Mjekët rekomandojnë pirjen e lëngut të mollës kundër sëmundjes së lëkurës, sëmundjes së veshkave, fshikëzës së urinës, hemorroideve (majasëllit). Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te personat që kanë vuajtur nga verdhëza. Nga molla bëhet edhe uthulla e mollës, e cila është shumë e preferuar të përdoret për sallata dhe drejtime të tjera shëruese.

Pagjumësia
Uthulla e mollës e përzier me mjaltë dhe uje të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhimbja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë: gjysmë gote ujë të ftohtë, 1 lugë uthull molle dhe pak mjaltë. Fasha ndërrohet kur nxehet. Këto fasha mund të vihen edhe në pjesën e pasmë të qafës. Për t'i përmbushur nevojat ditore me minerale, çdo ditë nga tre herë duhet të merren me një gotë uji dy lugë çaji me mjaltë dhe dy lugë çaji uthull molle.

Në shtatzëni
Për t'i përmbushur nevojat e thartirave, një grua shtatzënë duhet të marrë një lugë uthull molle në një gotë ujë esëll në mëngjes. Kjo përzierje do ta pengojë dhe largojë çdo mundim të mëngjesit. Gjatë ditës është mirë që gruaja shtatzënë të pijë edhe nga një gotë lëng molle ose rrushi. Në këtë mënyrë nëna e ardhshme merr mjaft elementë të nevojshëm natyrorë, prandaj edhe mund të presë një foshnjë me flokë të dendur nga dita e parë, me thonj të fortë e të gjatë, me sistemin e zhvilluar muskulor sa që nga fundi i dhjetëditëshit të parë do ta ngrejë kokën vetë. Nëna e re do të këtë mjaft qumësht, fëmija do ta tretë ushqimin normalisht dhe do të këtë jashtëqitje normale, fytyrën do ta këtë mjaft të gjerë, e kjo do të ndikojë edhe në rritjen e mëvonshme dhe në zhvillimin psikik dhe shpirtëror të fëmijës.

Ftohjet
Për ftohjet e ndryshme që përcillen me kollë të fortë çdo dy orë merret nga një lugë të tretjes: lëng të freskët të gjysmë limonit, sasi e njëjtë uthulle molle, një lugë mjaltë bagremi dhe një lugë glicerinë. Të gjitha këto përzihen derisa të fitohet shurupi, i cili është edhe mjaft i shijshëm. Kjo përzierje përdoret gjatë 11 orëve. Ndërsa në rastet e kollitjes intensive duhet të merret një lugë shurup në çdo dy orë, kurse natën dy herë nga një lugë. Fëmijët mbi dyvjeçarë mund ta pinë këtë shurup çdo orë, por në sasi më të vogël. Shurupi mund të përdoret edhe në rastet e ndezjes së faringut dhe në masë të konsiderueshme zvogëlon kollitjen.

Alergji
Nëse keni flamë alergjike, për shkaqe profilaktike mund të merrni një lugë mjaltë rozmarine ose temjan (Thymus vulgaris) para buke. Në mbrëmje para gjumit pihet tretja prej: dy lugësh mjaltë bagremi, një lugë uthull molle dhe pak ujë mineral. Pas 75 ditëve preferohet të merret çdo ditë nga një gotë uji mineral me dy lugë mjaltë, dy lugë uthull molle dhe 5-10 pika limon të freskët. Profilaktikja vazhdohet. Kjo terapi mund të ndërpritet pas dy javëve, pasi që në princip janë eliminuar shkaqet e flamës alergjike.

Shkrimi u publikua në suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com, datë 29 nëntor

 

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë