Të gjitha sëmundjet që lufton brokoli

Të gjitha sëmundjet që lufton brokoli
Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat, sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor, të cilët e bëjnë një komponent ideal për dietat. Brokoli, është jo vetëm e shijshme, për t’u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që përmban. Në mënyrë të veçantë, brokoli këshillohet t’i shtohet listës së ushqimeve, pasi ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen.

Kanceri

Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitres, kancerin e prostatës, kancerin e organëve të brendshme si mushkëritë, melçinë, zorren e trashë, veshkat etj. Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës, sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulfora-phane, dindolylmethane, beta-karotenë, selen dhe vitamina të tjera si-vitamine C, vitaminë A dhe vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjentëve kancerogjene.

Çrregullimet në stomak

Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllekut sepse kapslleku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime në stomak. Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve. Magnezi dhe vitaminat të pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyësve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.

Sëmundjet e zemrës

Përveç antioksidantëve të përmendur më lart, brokoli ka përmbajtje të larte në fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajnë zemren të funksionojë siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.

Kujdesi për sytë

Kryesisht zeaxanthin dhe pastaj Beta-karotene, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si C, B kompleks dhe E janë shumë të mira për shendetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe riparimin e dëmëve nga rrezatimet UV.

Imuniteti

Substancat përgjegjëse për ngjyren e gjelbert tek brokoli, vitamina C, beta-karoteni, si dhe vitaminat e minerale të tjera si seleni, bakri, zinku, fosfori etj, forcojnë sistemin imunitar si dhe na mbrojnë nga infeksionet e shumta.

Shëndeti i kockave

Duke qënë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera të tilla si, zinku magnezi dhe fosfori, të hahet brokoli është shumë i dobishëm veçanerisht për femijet, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat në gjidhënie, sepse këta njerëz janë më të prirë për osteoporozen, dobësimin e kockave, dhëmbëve, etj, nga mungesa e kalciumit

Shtatzënia
Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor të cilët e bëjnë një komponent ideale për dietat. Duke qënë i pasur me fibra, brokoli gjithashtu mban larg kapsllekun i cili është shumë i zakonshëm gjatë shtatzënisë.

Tensioni i lartë

Një mineral i rëndësishem, kromi, gjendet me bollek tek brokoli, i cili ndihmon në funksionimin e duhur të insulinës dhe rregullon sheqerin në gjak duke bërë edhe rregullimin e presionit të gjakut gjithashtu.

Anemia

Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. Brokoli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje e shkëlqyer për anemi.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi