Ministria e Drejtësisë, ajo për Diasporën dhe Kryqi i Kuq Shqiptar nënshkruan këtë të mërkurë një memorandum mirëkuptimi me qëllim bashkëpunimin ndërinstitucional.
/Shqiptarja.com
Marrëveshja në fjalë synon të ndihmojë familjet që ndahen dhe humbin kontaktet me anëtarët e tyre si pasojë e migrimit, apo situatave të tjera që kërkojnë ndërhyrje humanitare.
Një tjetër qëllim i kësaj nisme është të krijojë procedura, përmes të cilave të mundësohet shkëmbimi i informacionit në posedim të Kryqit të Kuq mes të afërmeve të familjeve të ndara, kur nuk ka mënyra të tjera komunikimi.
Në fjalën e saj në këtë event, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se në fokus të qeverisë është jo vetëm respektimi i të drejtave dhe lirive themelore, por dhe vendosja e urave të komunikimit mes shqiptarëve që ndodhen të dënuar në vendet evropiane dhe familjeve të tyre.
G.F. / Shqiptarja.com











