Të jetosh në apartamentin luksoz
në Britani falas...por me një kusht 

Të jetosh në apartamentin luksoz<br />në Britani falas...por me një kusht 
Nëse dëshironi të jetoni në një apartament luksoz me pamje mahnitëse në Southbank, Angli duhet të pranoni një kusht të vogël...që të kujdeseni për një gjyshe 93-vjeçare.

Një çift i ri ka kërkuar dikë që të kujdeset për gjyshen Margaret, dhe në shkëmbim ata u ofrojnë akomodimin në apartamentin e tyre luksoz me 3 dhoma me pamje nga lumi Thames në Southbank.

Por gjyshja Margaret duket se ka disa preferenca që personi që do të kujdeset për të duhet t’i realizojë.

Margaret pëlqen të luajë në piano dhe të këndojë këngë të vjetra pijanecësh. Ajo gjithashtu pëlqen shëtitje të gjata dhe do ju tregojë se sa shumë ajo dëshiron që t’i ndihmojë njerëzit. Aplikanti për këtë punë duhet të jetë fëmër, e dashur, e qeshur dhe e duruar.

Nëse dikush pranon kushtin do të ndajë apartamentin me çiftin dhe dhe të moshuarën.

Britani e Madhe

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës