SHBA - Nëse nuk doni të pini ilaçe për të shëruar dhimbjen e kokës, provoni të kafshoni lehtë një laps. Në këtë mënyrë, lironi muskujt e nofullës duke reduktuar kështu lodhjen dhe dhimbjen.

Kjo pasi, shpesh shkaku i dhimbjes së kokës mund të jetë në shtrëngimin dhe tensionimin e pavetëdijshëm të nofullës. Ndaj, mbajeni lapsin mes dhëmbëve dhe relaksoni muskujt. Shtrëngimi i nofullave shihet si një efekt anësor i stresit dhe mund të shkaktojë lodhje dhe dhimbje të kokës.

Mos harroni që lapsi jep efekt vetëm në këtë rast, sepse nëse dhimbja e kokës ka të tjerë shkaktarë, duhet të konsultoheni me mjekun, pasi përdorimi i ilaçeve mund të jetë i nevojshëm.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)