Të larguarit nga puna, letër delegacionit të BE: Reagoni 

Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga Administrata i ka shkruar një letër të hapur Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ku i ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm për largimet nga puna që janë bërë e po bëhen nga qeveria, të qindra punonjësve të administratës.

Në letër thuhet se, e drejta e miëjra nëpunësve të Adminiistratës është shkelur e nëpërkëmbur duke mos njohur as ligj as vendime gjykatash për rikthim në punë.

Në letër thuhet se numri i të papunëve është rritur pasi për largimin e nëpunësve u përdorën presione, shantazhe, e dhunë.

Kjo situatë, thuhet në letër, e ka çuar administrimin e vendit në gjendje kaotike, ku çdo shërbim ka brënda arogancë dhe korupsion.

“Ju lutemi të reagoni dhe të ndihmoni këtë popull sa nuk është vonë pasi padrejtësia sundon mbi ligjin dhe gjykatat” ka përfunduar në letrën e saj, kryetarja e kësaj shoqate, Nertila Qafzezi.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës