Të luftojmë mushkonjat
nëpërmjet dezinsektimit me BIT

Të luftojmë mushkonjat<br />nëpërmjet dezinsektimit me BIT
Gjatë stinës së verës, sëmundjet dhe shqetësimet që shkaktohen nga artropodet dhe veçanërisht nga insektet, përbëjnë një problem të rëndësishëm për shëndetin .

Ndaj, sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, dezinsektimi është një proces i rëndësishëm dhe efikas, sidomos kur zbatohet me përpikmëri .

Insektet ndikojnë mbi njerëzit jo vetëm me bezdisjen dhe shqetësimet që ato mund të japin në zonat turistike, por edhe me rolin e tyre në transmetimin e sëmundjeve të rëndësishme.

Insektet që shqetësojnë më shumë njerëzit gjatë sezonit veror janë mushkonjat. Ato (Culicidae, Diptera) janë insekte fluturuese me dy krahë dhe përfshijnë rreth 2000 lloje në të gjithë globin. Mushkonjat gjenden që nga zonat e ulëta deri në majat e larta të maleve, kanë krahë të gjata, të holla e me degëzime të larmishme.

Mushkonjat kur pickojnë injektojnë pak nga lëngu i gjëndrave të pështymës në plagën që hapin. Disa prej tyre janë në gjendje të injektojnë mikroorganizma infektuese dhe të transmetojnë kështu sëmundje të ndryshme si Malarien, Ethet e Nilit Perëndimor Chikungunjen, Ethet e Verdha, Ethet Dengue, Filariozen, etj.

Për mushkonjat është e rëndësishme të dihet se, mushkonjat e kalojnë një pjesë të ciklit të zhvillimit të tyre në ujë përpara se të dalin në fluturim.

Për kontrollin e tyre kanë rëndësi një seri masash të cilat janë të lidhura me mjedisin ku ato rriten si p.sh. eliminimi i ujërave të ndenjura, kontrolli dhe eliminimi gomave të përdorura, eliminimi i mbeturinave dhe plehrave, pastrimi i kanaleve etj. E rëndësishme është vendosja e barrierave fizike për të reduktuar infestimin e mjediseve të brendshme të banesave dhe veshjeve, dhe sidomos edukimi i popullatës, pushtetit lokal dhe bizneseve.

Procesi i dezifektimit ka rifilluar në vendin tonë në masë në vitin 2014, kryesisht në zonat bregdetare publike dhe më tej në disa zona në Prefekturën e Vlorës si dhe Sarandën, Prefekturën e Fierit, Durrësit dhe Lezhën, duke përdorur agjentin biologjik Bti i cili nuk dëmton shëndetin e njeriut dhe të kafshëve, si dhe organizmat e tjera ujore përveç larvave të mushkonjave.

Këtë vit kemi një trefishim të zonave që do të dezinsektohen, duke përfshirë edhe shumë zona në Tiranë.

Procesi i dezinsektimit i zbatuar gjatë vitit 2015 ka nisurnë muajin maj dhe do të përfundojë në tetor. Kryesisht,  në zona bregdetare dhe disa zona urbane,  e bazohet në kontrollin e larvave me anë të përdorimit të agjentitbiologjik Bacillus turingensis israeliensis (Bti), i cili nuk ka ndikim në organizmat e tjera ujore përveç larvave të mushkonjave.

Kontrolli i mushkonjave mund të bëhet në mënyrë më efektive kur ato ndodhen në ujë në stadin e zhvillimit larvor për disa arsye:
• larvat mund të kapen lehtë sepse ato nuk mund të largohen nga vendi i zhvillimit;
• larvat e izoluara brenda kontenierit ose zonës me ujë qëndrojnë aty për një kohë relativisht të gjatë ( nga një javë deri ne 14 ditë);
• mund të trajtohen në çdo kohë;
• një numër i madh larvash mund të jenë përqendruar në një zonë të vogël të kufizuar;

Llojet target në Tiranë dhe zonat urbane, janë kryesisht mushkonja e zakonshme Culex pipiens dhe mushkonja tigër Aedes albopictus. Duke pasur në konsideratë ciklin e zhvillimit biologjik të mushkonjës tigër, habitatet e rritjes së saj, përhapjen dhe stabilizimin në mjediset urbane në zonën bregdetare, kontrolli i saj është një sfidë dhe kërkon domosdoshmërisht pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e komunitetit në mënyrë aktive.

Disa nga rekomandimet  per këtë sezon veror janë:

1.Ruajtja e një mjedisi të pastër dhe eliminimi i plehrave.

2. Vendosja e rrjetave kundër mushkonjave në dritare dhe dyer në banesa, hotele, ambiente publike, shkolla, kopshte, çerdhe, spitale dhe institucione publike, për të evituar infestimin e mjediseve të brendshme.

3. Reduktimi i aktivitetit në mjediset e jashtme, sidomos për fëmijët, në orët e pikut të aktivitetit të mushkonjave, mëngjes dhe mbrëmje, mund të ndihmojë gjithashtu në shmangien e pickimeve.

4.Në disa raste mund të përdoren edhe repelentë biologjikë (krem ose sprai kundër mushkonjave) në bazë të rekomandimeve të përshkruara në etiketë.

Marrë nga ATSH

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane