TIRANE- Reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri të mërkurën të javës që vjen.
Duke filluar nga e mërkura duhet të lini çadrat në shtëpi, por të vishni xhupat, pasi zhiva e tremomterit do të zbresë disa gradë nën zero.
Sipas parashikimit të motit, të “shqiptarja.com” ndonëse e diela dhe e hëna do të jenë me reshje shiu të vazhdueshme, temperaturat do të jenë të larta. Ndërsa të martën do të kemi ulje deri me 5 gradë celcius të temparaturave dhe reshje lokale.
E mërkura do të jetë një ditë dimri e vërtetë dhe temperaturat do të jenë shumë të ulëta, duke arritur vlerën e -13 gradëve celcius në qytetin e Korçës, por me diell. Koha me diell do të na shoqërojë gjatë gjithë fundjavës që vjen, por temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta, pavarësisht diellit që do të na shoqërojë.
(ek/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com