KANADA - Mësimi i një gjuhe të dytë ka efekte në strukturën e trurit dhe kjo është e përcaktuar me moshën në të cilën fëmijët mësojnë. Nëse procesi i mësimit bëhet në një moshë të herët, zhvillimi i organit është normal dhe uniform.
Nëse kjo ndodh më vonë - tek fëmijët që e kanë mësuar mirë gjuhën e tyre - ka ndryshime edhe në strukturën e trurit, sepse stimulohet rritja e neuroneve . Këto janë rezultatet e një studimi të përbashkët të Universitetit McGill (Kanada) dhe Oksford (GB), botuar në "Brain and Language ".
Hulumtimi, i kryer nga Denise Klein ka përfshirë 66 persona (meshkuj dhe femra) dygjuhësh dhe 22 kanadezë njëgjuhësh, të cilët ju nënshtruan një rezonance magnetike me ndihmën e një programi kompjuterik.
Rezultatet treguan se zhvillimi i trurit është i ngjashëm në qoftë se ju mësoni një ose dy gjuhë nga lindja. Nëse procesi i të mësuarit të gjuhës së huaj fillon më vonë ndosh një modifikim në lëvoren inferiore ballore të trurit. Këto rezultate, sipas autorëve, lënë të kuptish se të mësuarit e një gjuhe të dytë, pas rritjes, stimulon një rritje të neuroneve.
" Sa më vonë të mësohet një gjuhë e dytë gjatë fëmijërisë - tha Denise Klein - aq më të dukshme janë edhe ndryshimet në lëvoren ballore inferiore. Studimi ynë tregon se mosha për të mësuar një gjuhë të huaj është vendimtare." Për shkencëtarët edhe vështirësitë e disa individëve për të mësuar një gjuhë të dytë në moshë të madhe shpjegohen nga struktura e trurit.
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com