Data 13 tetor e cdo viti është e shënuar për 16 personat e mbijetuar nga aksidenti tragjik që ndodhi më vitin 1973 në Andet e Argjentinës për ekipin e Regbi-së Los Viejos Cristianos.

Ekipi i plotë së bashku me familjarët po udhëtonin nga Montevideo në Santiago, por udhëtimi i tyre u ndërpre në mes, pasi avioni me të cilin po fluturonin pësoi një avari duke u rrëzuar në Andet e Argjentinës.

Si pasojë e aksidentit të rëndë 12 persona vdiqën në vend, ndërsa 14 të tjerë nuk arritën të mbijetonin nga plagët e marra. Megjithatë pjesa tjetër e mbetur gjallë nga rrëzimi i avionit, të cilët ishin 16 persona do të shihnin vdekjen me sy. Në 4200 metra mbi nivelin e detit dhe me mbarimin e rezervave ushqimore që kishin mbetur, filloi lufta e egër për ekzistencë.

Të mbijetuarit në kushte mjaft të vështirë u detyruan të kthehen në kanibalë duke ngrënë edhe mishin e shokëve të tyre. Pas shumë përpjekjeve titanike, të mbijetuarit arritën të dilnin të gjallë nga andet, por me pasoja të rënda psikologjike.

16 të mbijetuarit cdo vit përkujtonin aksidentin tragjik dhe shokët që humbën jetën. Por viti 2012 ka qenë i vecantë, pasi të mbijetuarit, 16 lojtarë të regbi-së organizuan një ndeshje në kujtim të vitit të tmerrshëm.

(d.b/shqiptarja.com)