BANGLADESH - Janë mbi tre mijë vetë në Bangladesh, të cilët kanë pësuar sulme me acid. E bën të ditur Fondacioni i të Mbijetuarve nga Acidi (Acid Survivors), që regjistron çdo vit numrin e viktimave nga kjo hakmarrje e tmerrshme. Pjesa më e madhe i përkasin dënimeve për shkak të refuzimeve seksuale apo për grindje familjare dhe pune. Sulmet u janë drejtuar sidomos grave dhe fëmijëve, të cilat kanë mbetur psikologjikisht të traumatizuara.

"Survivors", projekti fotografik i danezit, Ken Hermann, tregon fytyrat dhe trupat e grave dhe fëmijëve të sulmuar nga acidi nitrik, që djeg në thellësi lëkurën. Rrëfen forcën e këtyre njerëzve përmes portreteve, secila me historinë e saj, atë të një të mbijetuari, që duhet të bëjë llogaritë me ëndrrat e humbura. Kështu e përshkruan fotografi projektin e tij. Si fotoja e gruas së ulur mbi krevat, e detyruar të ushqehej përmes një tubi:

Popy Rani Das ishte 22 vjeç kur jeta e saj ndryshoi. Pas një viti martesë, burri i saj ka nisur të pretendojë më shumë para në familje nga ajo e cila jetonte me mundim. Një natë, kur Popy i kërkoi për të pirë, ai vendosi t’i jepte acid në vend të ujit, duke e bërë të paguante çmimin e fiksimit të tij dhe etjes për hakmarrje. Por si Popy, shumë nga historitë e tjera rrëfehen përmes vështrimeve të të mbijetuarve.
Marrë nga "La Repubblica"
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com