Të mendosh për ushqimin
para se të hash të shëndosh

Të mendosh për ushqimin<br />para se të hash të shëndosh
Për t'u dobësuar dhe për të mos marrë kile të tepërta nuk mjafton vetëm të reduktosh ushqimin. Një studim i fundit nga studiuesit e Universitetit të Utrecht në Holandë, dolën në përfundimin se të mendosh për ushqimin përpara se të hash ndikon direkt në shëndetin tuaj në vënien e kileve të tepërta.

Edhe pse thjesht je duke menduar për ushqimin, kjo gjë të shëndosh. Mendimi për ushqimin në tru të shëndosh! Sipas mjekes Huberts, njerëzit gjejnë arsye dhe justifikime nga më të ndryshmet për të ngrënë diçka të ëmbël.

"Justifikimet janë nga më absurdet, por edhe më bindëset duke thënë "që nga nesër do të filloj dietën" apo "ishte një rast i veçantë".

Në të gjitha rastet, studiuesit arritën në përfundimin se njerëzit janë të prirur për të shpërblyer veten e tyre me ushqim jo të shëndetshëm.

Ndërkohë, ka dhe persona të tjerë të cilët justifikohen me faktin se kanë vetëm një jetë për të jetuar.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet