TIRANE- Sokol Mjacaj, autori i vrasjes makabre të dy turistëve çekë, në bashkëpunim edhe me dy vëllezërit Besnik dhe Edmond Kodra, kanë mbytur me duar 13 vjeçarin Agim Lera dhe më pas trupin e pajetë e kanë hedhur në lumin Shalë, me qëllim paraqitjen e ngjarjes si një mbytje aksidentale në lumë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 11 shtator 2010, ku sipas dokumentave që zotëron “Shqiptarja.com” i mituri Agim Lera është tërhequr në një pritë nga Sokol Mjecaj, në atë kohë 15 vjeç, duke i thënë se do i jepte një çakmak pistoletë. Ku më pas është sulmuar dhunshëm nga dy vëllezërit Kodra dhe Sokol Mjacaj, pasi 13-vjeçari kishte disa pazare të pambyllura për shit-blerje të drogës. Si pasojë e këtij sulmi i mituri është mbytur me duar dhe është qëlluar më gurë, por për shkak të rezistencës disa minutëshe që ai ka bërë, në vendgjarje autorët kanë lënë shumë prova.

LAJMET MË TË VLERËSUARA