Të moshuarit, ja çfarë duhet
të hani për të rikthyer kujtesën

Të moshuarit, ja çfarë duhet<br />të hani për të rikthyer kujtesën
Rrija e moshës, sjell dhe humbjen e kujtesës për pjesën më të madhe  të të moshuarve. Humbje e kujtesës vjen për shkak të lodhjes që mund të ketë patur një person, për shkak të stresit e depresionit si dhe për mos “përdorimin” në formën e duhur të trurit. Kujtesa varet në mënyrë direkte nga truri dhe mund të rifitohet nëse mbani një regjim ushqimor të rregullut për një periudhë të gjatë. Por çfarë duhet të konsumoni për të rikthyer kujtesën?

Lakrat dhe sallatat
Të dyja këto produkte kanë magnez i cili forcon kockat. Gjithashtu mangezi ndikon dhe në tru, duke ringjallur disa funksione që më parë nuk reagonin. Lakrat rritin performancën e trurit sidomos tek kujtesa afatshkurtër për të moshuarit. Sipas studimieve këshillohet që lakra dhe sallatet të konsumohen rregullisht pa ndëprerje.

Mishi i pulës
Mishi i pulës ka përmbajtje hekur duke shtuar energjinë e trupit por mbi të gjitha duke rritur dhe energjinë mendore.  Shkencëtarët e shohin mishin e pulës një ndër faktorët kryesor për rikthimin e kujtesës afatgjatë. Këshillohet që mishi i pulës të konsumohet gjatë darkës, pasi jep efektin kur truri është i qetë dhe në gjumë. Kjo bën që çdo mëngjes truri i neriut të jetë më “energjik” për sa i përket kujtimit të sendeve dhe të ngjarjeve të jetës.

Çaji
Është vërtetuar se aroma e çajit zgjon dhe bën aktiv turin. Çaji ndikon në kujtesën afatshkurtë, duke rikthyer vëmendjen e të moshuarve në sende ose momente që ata i harrojnë brënda disa orëve. Gjithashtu çaji këshilohet që të pihet çdo ditë, ku veçohet çaji mente si më efektivi për zgjimin e trurit.

Frutat
Njerëzit që hanë sa më shumë fruta kanë më shumë aktivitet të trurit. Sipas studjueve frutat ndikojnë si në kujtesën afatshkurtë dhe në kujtesën afatgjatë. Midis frutave këshillohen frutat e thata dhe frutat e sezonit. Kjo do të thotë se gjatë verës duhet të hani sa më shumë qershi apo pjeshkë.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje