Të moshuarit, si të jetoni
më gjatë dhe më të shëndetshëm

Të moshuarit, si të jetoni<br />më gjatë dhe më të shëndetshëm
Evitoni sa të mundeni karcinogenet. Karcinogenet janë substanca të afta për të shkaktuar kancer, por ju mund të kujdeseni për t’i evituar ato. Mos pini duhan. Çdo formë e marrjes së duhanit është e dëmshmë për ju, s’ka rëndësi se konsumoni pak apo shumë. Duhanpirja shkakton kancer mushkerish ku shpesh çon deri në vdekje.

Mundohuni të gjeni mënyra për ta për ta larguar vesin p.sh.disa nga miqtë e mi përtypin çumçakiz dhe kjo i bën të ndjehen më mirë. Përdorni krem mbrojtës ndaj rrezeve të duiellit  edhe nëse keni lëkurë të errët dhe nuk këni pjesëtarë të familjës të cilët kanë vuajtur nga sëmunja e kancerit të lëkurës. Rritja ë rrezatimeve diellore UVA dhe UVB këto vitet e fundit përben një rrezik për sejcilin nga ne në raste kur ekspozohemi më tepër se 15 minuta në ditë jashtë zyrës apo shtëpisë. Mëgjithatë kjo nuk do të thotë që duhet të evitoni plotësisht ekspozimin në diell, pasi trupi juaj ka nevojë për të sintetizuart vitaminën D, e cila është mjaft e nevojshme për shëndetin tuaj
 
Ndryshoni mënyrën e konsumimit të ushqimitPini sasi të bollshme uji. Pa frikë dhe mund ta quajmë lëngu  universal është mjeti më i efektshëm kundër toksinave dhe dëmtuesve të tjerë. Ai pastron organizmin më mirë se askush tjetër. Nëse uji që ju humbni gjatë aktiviteteve jetësorë nuk zëvendësohet organizmi juaj dehidratohet. Etja, dhimbja e kokës, këputja dhe dobësia janë të gjitha shënjat të cilat tregojnë se trupi juaj mund të jetë duke funksionuar më sasi të zvogëluar uji në përbërjën ë tij. Dehidrimi extrem mund të shkaktojë spazma muskulore, mosfunksionim të veshkave dhe vdekje. Ju humbni sasi uji të barabartë me 10 gota uji çdo ditë gjatë frymëmarrjes, djersitjes, urinimit dhe jashtëqitjeve.

Evitoni karbohidratet e thjeshta, hani sa më pak sheqer. Karbohidratet shkaktojnë rritje të nivelit të insulinës e cila shoqërohet me rritje të incidencës së kancerit të gjirit gjatë menopauzës tek gratë. Konsumo antioxidant. Ata zvogelojnë rrezikun ë zhvillimit të kancerit. Kini në konsideratë mënyrat e thjeshta të rreshtuara më poshtë për ta bërë këtë.
 
Pini sa më shumë çaj. Ka dy tipa kryesorë çajrash, të zi dhe jeshil. Çaji jeshil ka shumë efekte të dobishme në shëndetin tuaj, përfshirë këtu zvogëlimin e rrezikut të atakut të zemrës dhe kancerit. Përfitime të tjera janë rritja e energjise, të qenit energjik dhe rritja e metabolizmit (bën mirë kjo ë fundit në humbje në peshë), si dhe permbajtja e lartë e antioksidanteve (frenon proceset e plakjes). Edhe çaji i zi i ka këto cilësi që përmendëm më lart, por në nivele më të ulëta. Përpiqu të pish 5 kupa caji në ditë. Përdorimi i më shumë dozavë të çajit ( për ta bërë çajin më të koncentruar) është më mirë sesa ta ziejmë  më gjatë. ( Kini parasysh së çaji jeshil përmban kafeine, e cila mund të ketë efekte negative në shëndet  )

Hani çokollatë të zezë. Një copë çokollatë e zezë në ditë i bën mirë zemrës pasi kakao ka efektë përmirësuëse në funksionimin e zemrës dhe të arterieve. Kini parasysh të bleni çokollata të zeza që shkruajnë 60 % kakao apo më tepër. Çokollata gjithashu ju ndërron humorin, ju bën të gëzuar pasi ajo çliron endorfinën. Pini një gotë verë të kuqe në ditë. Vera e kuqe përmban substanca të quajtura polifenole, të cilat mbajnë elastike e mureve të arterieve si dhe veprojnë si antioksidante - duke ndihmuar ne mbajtjen e nje zemre të shëndoshe dhe ulur ritmin ë procesit të plakjes. Nëse nuk e pini verën e kuqe kini parasysh mund të konsumoni rrushin e kuq në vend te saj.

Sigurohuni të merrni 5 herë në ditë fruta dhe perime të cilat janë ekstremisht të mira për shëndetin tuaj dhe duhet të përbejnë pjesën më të madhe të dietës suaj.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar