Të moshuarit, si të shmangin
goditjet nga djelli

Të moshuarit, si të shmangin<br />goditjet nga djelli
TIRANE - Ardhja e stinës së nxehtë, sjell një mori problemesh edhe për të gjithë, për shkak të ekspozimit në diell. Më të rrezikuar janë fëmijët dhe të moshuarit. Në këtë shkrim po iu sjellim disa këshilla që duhet t’i ndjekin ata që janë mbi 65 vjeç, në mënyrë që ekspozimi në diell të mos iu dëmtojë shëndetin.
 
Çdonjëri duhet të ndjekë këto rregulla bazë në mënyrë që të mbrohet nga vapa. Të moshuarit janë më të rrezikuar se grupmoshat e tjera përsa i përket ekspozimit në diell. Për të ruajtur shëndetin e të moshuarve duhet të marrim në konsideratë udhëzimet e mëposhtme. Vizitoni një pjëstarë të moshuar të familjes apo shok dy herë në ditë gjatë muajve më të nxehtë të veres.

Këshilloji ata të jenë në kontakt me komshinjtë apo të kenë telefonin e një të afermi pasi izolimi i të moshuarve bën që ata të jenë shumë më tepër të rrezikuar ndaj problemeve shëndetësore që lidhen me të nxehtin deri me pasojë humbjen e jetës. Informoni ata në lidhje me problemet shëndetësore shkak pasojë e të nxehtit.

Gjatë orëve të nxehta të ditës, qëndroni brenda. Nëse është e mundur rrini në ambiente me ajër të kondicionuar. Orët më të nxehta janë nga 11 e mëngjesit deri në 4 pasdite. Vishuni sa më lehtë, bluza të lirshme të pambukta mundësisht. Pini sa më shumë lëngje. Nëse temperatura kalon 33 gradë celsius është mjaft e rëndësishme të pini deri 3 litra lëngje në ditë (ujë është më mirë) dhe për ata të cilët janë mbipeshë apo obezë  mund ti duhet të pinë dhe më shumë.

Evitoni konsumin e alkolit dhe pijeve të gazuara apo që përmbajnë kafeinë kur temperaturat janë të larta, pasi ato mund të shkaktojnë dehidrim të organizmit. Mbajini perdet e mbyllura ose mbyllini grilat nëse keni të tilla  nga mëngjesi deri pasdite vonë për të ndalur mbinxehjen e ambienteve në të cilat qëndroni. Kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë nëse ju përzihet, nisni të villni apo keni ngërc muskulor.

Përdor një freskues. Kini parasysh të mos ja drejtoni dritares  se kështu ju zhvendosni ajrin e nxehtë të dritares në dhomë por drejtojeni nga dhoma. Mundesisht mos gatuani gjatë orëve të nxehta tava në furrë për të evituar mbinxehjen e ambientit ku jetoni. Njohja e problemeve shëndetësore shkaktuar nga të nxehtit

Është mjaft e rëndësishme të njihen shenjat e mbilodhjes nga vapa dhe ekspozimit në diell. Megjithëse ju mund të merrni të gjitha masat e duhura parandaluese, problemi mund të ndodhë. Për shembull, nëse ju keni dalë të themi shëtije në parkun e liqenit në Tiranë dhe nuk e keni parë orën, ndërkohë trupi juaj fillon të ndjejë vapën në rritje, të nisë të djersisë tej mase, të ketë ndjesinë e të nxehtit të madh. Trupi ynë tejnxehet.

Shenjat e këputjes nga vapa do të shfaqen në fillim, pastaj do pasojnë shenjat e goditjes nga dielli. Nëse keni apo shikoni një nga shenjat të dhëna në rripin anash, largohuni menjëherë nga ekspozimi në diell apo ambiente të nxehta. Personit i cili ka këto simptoma duhet ti jepet të pijë shumë lëngje të ftohta dhe të fshijë djerset me një peshqir apo bluzë pambuku. Nëse nuk sheh përmirësim të shpejtë pas kësaj thërrisni ndihmën mjekësore.

Goditja nga dielli gjithmonë kërkon vëmendje nga mjeku. Nëse ju shikoni një nga shenjat e dhëna në rripin anash, largojeni personin nga ekspozimi i mëtejshëm në të nxehtë dhe dërgojeni në qendrën më të afërt shëndetësore apo telefonojini urgjencës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaskia Online
(mag.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve