Të përzierat e të vjellat
gjatë shtatzënisë

Të përzierat e të vjellat <br />gjatë shtatzënisë
Të përzierat dhe të vjellat mund të shfaqen në çdo kohë gjatë shtatzënisë. Pothuaj çdo grua ka të përziera ose të vjella gjatë shtatzënisë sidomos gjatë tremujorit të parë të saj.

Zakonisht të përzierat dhe të vjellat arrijnë kulmin e tyre midis javës së 2 dhe 12-të të shtatzënisë dhe zhduken në tremjorin e dytë të saj. Në rast se këto shenja vazhdojnë për një kohë të gjatë, shfaqen situata të rënda.

Studimet tregojnë se 1 në 100 gra shtatzëna, shfaq të përziera dhe të vjella. Me ndjekje të kujdesshme të shenjave kjo situatë rrallë përbën një ndërlikim serioz për nënën dhe foshnjën.

Shkaku i tyre besohet se është rritja e menjëhershme e sasisë së hormoneve të shtatzënisë. Këto shenja mund të jenë shumë të shprehura në rast të shtatzënive binjake.


Intervistën e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, Suplementi Shëndeti, 18 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi