Të porsalindurit, ç’duhet
të dini për portretin e tyre

Të porsalindurit, ç’duhet<br />të dini për portretin e tyre
Pamja e të porsalindurit në mjaft raste mund të shqetësojë prindërit. Ekspertët u vijnë në ndihmë dhe u shpjegojnë disa nga “fenomenet e pazakonta” e të të vegjëlve të tyre.
 
I porsalinduri im nuk duket mirë në pamje, a do të ndryshojë gjatë kohës?
Kur dikush e thotë fjalën “foshnje” ju menjëherë mendoni për një foshnje të bukur me fytyrë engjëllore, flokë të mëndafshtë, faqë të kuqe, sikur të ishte foshnje e reklamave. Ndërsa foshnja juaj nuk ju duket fare e tillë! Përkundrazi, i porsalinduri juaj, që ju duket me kokë të madhe, qafë të vogël, fytyrë të vogël, sy të mëdhenj, këmbë të shkurtra,… të gjitha këto janë normale, mos u brengosni, për disa javë, foshnja juaj do të ju duket si një ëngjëll i vërtetë.
 
Foshnja ime e ka kokën e madhe, a është kjo normale?
Po. Koka tipike e të porsalindur paraqet një të katërtën e gjatësisë së përgjithshme të trupit. Disa foshnja lindin me kokë më të gjatë, sepse koka e tyre ka qenë për një kohë të gjatë në kanalin e lindjes. Nëse dalja ka qenë e ngushtë, koka mund të duket e shtrembëruar. Foshnja në kokë mund të ketë edhe të mavijosura të cilat janë pasoja të lindjes së vështirë. Të gjitha këto ndryshime zhduken pas disa ditësh dhe nuk lënë pasoja.
 
A janë normale njollat e kuqë në trup të foshnjës?
Lëkura e të porsalindurit është e hollë dhe ka një ton të bardhë në të rozë shkaku i enëve të gjakut të cilat janë nën të. Kur foshnja ka të nxehtë, enët e gjakut zgjerohen dhe bëhen të dukshme (si njolla të kuqe) sepse lëkura është e hollë.
 
Menjëherë pas lindjes, foshnja ime duket e lyer me një krem, çfarë mund të jetë ajo?
Ajo është Vernix Caseosa e cila mbron lëkurën e foshnjes gjatë qëndrimit në mitër, derisa noton në lëngun amniotik. Meqë foshnja juaj duket e lyer në trup në atë mënyrë, atëherë kjo nënkupton që ajo ka ardhur me kohë në këtë botë. Kur foshnja lind pas terminit të lindjes, në trup nuk mund ti vërehet kjo masë ndërsa lëkura duket e regjur.
 
Foshnja ime ka lindur me qime të gjata, të tmerrshme nëpër tërë trupin, a do ti bien ato ndërkohë?
Ato janë qime lanugo të cilat janë të dukshme tek foshnjat e lindura parakohe. Këto qime prenatale mund të shihen nëpër shpatullat e foshnjes, nëpër shpinë, ballë, faqë dhe në gjenitale. Mos u brengosni sepse do të bien në javët e para të jetës së foshnjes.
 
Kam vënë re që vajza ime e sapolindur ka sekrecion vaginal, çfarë mund të jetë?
Shkaku i hyrjes së hormoneve të gruas nga placenta direkt para lindjes së shumë foshnjave, edhe vajzave edhe djemve, mund të kenë gjoks dhe gjenitale të fryra. Për të njëjtën arsye tek disa vajza, si tek foshnja juaj, lajmërohet një sekrecion qumështor i cili madje mund të jetë edhe me gjak.
 
Përse foshnja ime ka sy të fryrë?
Sytë e fryrë pjesërisht janë pasojë e rrugës së pakëndshme gjatë arritjes në jetë. Arsyeja tjetër të cilën e theksojnë disa shkencëtarë, është se të fryrat krijohen si një mbrojtje për sytë të cilët arrijnë nga errësira e mitrës, dhe për herë të parë i ekspozohen dritës. Nëse keni frikë se foshnja nuk do të shohë nga shkaku i të fryrave – mos u brengosni, sepse sytë e saj gjithsesi nuk janë të gatshme për të parë.

Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit