Rrahje të shpejta të zemrës, frymëmarrje e rëndë, dhimbje gjoksi, të dridhura; këto janë simptomat kur qëndron në një lartësi prej afro 4 mijë metra mbi tokë brenda një dhome prej qelqi.

Kjo dhomë qëndron në majën e Alpeve frenceze në malin më të lartë të tyre dhe pikërisht në malin Mont Blanc.

Pamja panoramike që të mundëson ajo dhomë është fantastike, por nuk rekomandohet për personat të cilët kanë frikë nga lartësitë e mëdha.

Ndjesia është e mrekullueshme, të qëndrosh mbi 4 mijë metra lartësi dhe poshtë këmbëve të tua të kesh një xham nuk është diçka që e përjeton çdo ditë.

mont blanc
Foto të tjera

Për të shkuar në dhomën prej qelqi, udhëtimi me teleferik. Më pas, stafi me anë të transportit rrugor të shoqëron pikërisht në këtë dhomë dhe papritur e gjen veten në majën më të lartë të Evropës.

Dizajni unik i kësaj dhome është një risi teknologjike mes xhamit dhe çelikut.

Ajo mund të përballojë erërat e forta deri në 220 kilometra në orë dhe temperatura deri në 60C.



(v.gj/shqiptarja.com)