Teksa kësaj legjislature parlamentare po i vjen fundi, sepse për pak muaj shkojmë në zgjedhje, do të doja të ndaja sot një konkluzion që lidhet me ata që në këtë sallë duhet të bëjnë grupin parlamentar të opozitës.

Detyra jonë është ligj-vënia.

Taksa-paguesit na kanë sjellë këtu që detyrimisht ligjet t’i lexojmë, t’i votojmë pro në cdo rast kur këto ligje janë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot konstatoj me keqardhje se deputetët e Partisë Demokratike janë të ndarë në tre grupe.

Shumica e grupit përbëhet nga ata që ligjet nuk i lexojnë, por i dëgjojnë nga fjalimi i Doktorit.

Dhe dihet çfarë dëgjojnë, nuk ka nevojë të votojnë.

Një pakicë brenda tyre e lexojnë vet ligjin, mendojnë vet me kokën e tyre, dhe nëse do të ishin anëtarë të një partie të vërtet demokratike do ta votonin  ligjin.

Por nuk është faji i tyre, është faji i partisë ku janë.

Grupi i tretë por i pari për nga rëndësia ëstë paria reale e PD, pra Doktori me  njerëzit e familjes në parti, që ligjet nuk i kanë çështje poltike, por familjare, pasi i lidhin me ngjarje konkrete, me biznese konkrete, emra konkretë, me viktima dhe vrasës, me gjytarë dhe prokurorë , me avokatë dhe sekserë, me njerëz që kanë përdour këto 25 vite për të mbijetuar.

Ky në fakt është edhe grupi që qe betuar se nuk do e votonte kurrë reformën në drejtësi.

Pak javë më parë ne votuam ligjin e parë të paketës së reformës në drejtësi, ligjin për vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky ishte tulla e parë, mbi themelet e hedhura nga ndryshimet kushtetuese.

Por dje paria reale e partisë demokratike, ky grupi i tretë, pra Doktori me  njerëzit e familjes në parti, e dërguan këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Këta themelet nuk i prishin dot më, tani mundohen thjeshtë të pengojnë punën dhe të rrëzojnë ndonjë tullë.

Këta janë në hall të madh, duhen mirekuptuar por nuk duhen falur.

Këtyre të vetshpallurve, grupi kundër reformës në drejtësi,

Sapo u përmend nenin, këtyre u del para syve personi.

Ti u përmend germen, këtyre u del para syve krimi.

Ti u përmend çështjen, këtyre u del para viktima.

Ne nuk dimë gjë si e çfarë kanë frikë këta, pasi ne nuk e dimë tamam, po tamam fare, çfarë kanë bërë ata. Ne dimë vetëm një pjesë. Të tjerat duhet t’i nxjerrë SPAK-u.

Por këta e dinë më mirë se ne, ndaj dhe sot do votojnë një po, 6 jo.

Këta do të ikin.

Njeriu më i kthejllët sot në partinë e këtyre nuk është Luli.

Në fakt s’ka qenë asnjëherë. Hyri qyl, e mori qyl, po e le qyl.

Besoj më i kthejllëti nga këta që janë në sallë, është Doktori.

Sepse Doktori i ka hallet në sup, edhe hallet e Lulit dhe të cdo ish-ministri.

Edhe hallin e faksit të Aldos. Edhe të faks-pritësit, edhe të faks-urdhëruesit.

Doktori është kundër edhe projektligjit për SPAK, por vota e delaruar pro, nuk është për shkak të kthjelltësisë për ligjin, po tërësisht kjo është meritë e ndikimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj Doktori sulmon ambasadorin e amerikan.

I cili është ambasadori i tretë amerikan radhazi, që sulmohet nga Doktori.

Withers ishte dëshmitar në Gërdec dhe Sali Berisha e sulmoi se ambasadori  kishtë cështje personale me të dhe të birin, që lidheshin pikërsuht me tragjedinë e Gërdecit.

Arvizu ishte dëshmitar më 21 Janar, dhe Saliu e sulmoi se do t’i digjeshin të dyja duart në zjarr dhe se u largua nga Shqipëria si mik i Edi Ramës.

“Fat” i keq Doktor që të gjithë këta amerikanët e kanë zënë keq me ty.

S’ke as shpresë sepse edhe ambasadori që do të vijë pas Lu, njëlloj do jetë.

Por ai do ta ketë punën më të lehtë. Nuk do duhet të shkojë edhe tek Luli, edhe tek ti.

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Paketa e 7 ligjeve prioritare (përfshirë dhe ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” i cili u miratua 6 javë më parë në Kuvend) është pjesë kyçe e paketës ligjore të reformimit të sistemit të drejtësisë.

Miratimi edhe i këtyre 6 projektligjeve konsiderohet hap thelbësor për zbatimin e reformës sepse reflekton drejtëpërsëdrejti paketën e ndryshimeve kushtetuese dhe siguron mundësinë e zbatimit të normave të reja kushtetuese;

Kjo paketë i hap rrugë procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë përmes:

i.rivlerësimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe gjithë atyre që shërbejnë pranë sistemit;

ii.ngritjes së institucioneve përgjegjëse që do të shërbejnë për vetërregullimin dhe garantimin e pavarësisë funksionale të sistemit;

iii. krijimit të mekanizmave që sigurojnë më shumë efiçencë, llogaridhënie, transparencë dhe akses të qytetarëve në sistem;

iiii. krjimit të instrumentave që shërbejnë për të luftuar më mirë korrupsionin dhe fymën koorporatiste në sistem dhe për ta bërë atë më aktiv në rolin që luan në raport me pushtetet e tjera qeverisëse.

Këta janë ata që kur ne flasim për testin e përgatitjes profesionale për gjyqtarët, u kujtohet Kreshniku si drejtor i Shkollës Plepave, dhe u duket sikur bota po merr fund, me rënien e korporatës së tyre krimianle në gjqyësor.

Kur ne flasim për test integriteti për gjyqtarët, këtyre u kujtohet ai gjyqtari që Doktori e thirri në zyrë për të dhënë vendimin e turpshëm të pafajësisë të Ndrea Prendit dhe të Agim Llupos, dy vrasësve të provuar shkencërisht të 21 Janarit, që janë ende të lirë, pasi vranë për nderin e Doktorit.

Kur këta lexojnë se reforma në drejtësi do të bëjë kontrollin real dhe individual i pasurisë së vendosur në mënyrë të paligjshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke e shtrirë jashtë kufijve të Shqipërisë kontrollin e pasurive të tyre, këtyre u kujtohet transfertat e Fazllicit me dorë të Argitës nga Qiproja apo parajsa fiskale e Panamasë në Zvicer, ku Familja ngjyen naftë në Tiranë dhe pastron lekë në parajsa fiskale.

Kur këta lexojnë se reforma në drejtësi do të bëjë kontrollin i elementëve konkretë të lidhur me krimin e organizuar, duke rritur mundësinë e kontrollit të lidhjeve të dyshimta edhe jashtë territorit të Shqipërisë por edhe me anë të mjeteve të përdorura nga shërbimet e specializuara për këtë qëllim, këtyre u kujtohen pasuritë që kanë në emër të tjerëve, flutrimin e thasëve me pare nga gjobat e Familjes në Austri, dhe frika se mos dikush prej tyre pendohet dhe tregon se Ai i ka paratë e Familjes.

Sistemi që po ngrejmë duke bërë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë : Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byroja Kombëtare e Hetimit etj, do të shkëpusë jo vetëm lidhjet politike me krimin të drejtësisë, por dhe përdorimin e hajdutëve dhe të pa-aftëve si kobure politike në drejtësi.

Të paktën nuk do kemi më kurrë gjyqtarë që nuk kanë dëgjuar se në Gërdec janë vrarë 26 vet. Deri këtu, në këtë deregje, që gjyqtari nga frika e udhëqësit të gënjëjnë dhë mohojnë se cfarë ka ndodhur, të mos shkojmë më.

*Fjala e mbajtur në Kuvend

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com