S’është e thënë që çdo gjë të jetë e zezë në vërshimin e lajmeve mbi krizat në pjesë të ndryshme të botës. Sidomos në qoftë se prej tyre nxirren mësimet e duhura. Ballkanit Perëndimor, prandaj, i është shtrirë një dorë e fuqishme që të mos rrëshqasë në atë që gazetari e publicisti briliant i “The New York Times”-it, Thomas L. Friedman, e quan “model të kaosit, i cili po shtrihet në llogari të botës së rendit”.
Gjermania, faktikisht, ka ofruar partneritet që të ndihmojë Ballkanin Perëndimor dhe të shpejtojë integrimet euroatlantike dhe të forcohet bashkëpunimi ekonomik, politik e në gjithçka tjetër. Dhe, së paku deklarativisht, liderët ballkanikë, e kanë pranuar qëllimin e tubimit në Berlin të shprehur nga kancelaria, Angela Merkel, që të dilet nga situata “secili kundër tjetrit” në “bashkë njëri me tjetrin”.
Dhe, së paku sipas analistëve serbë, tubimi i ballkano-perëndimorëve në Berlin, ka edhe fort lidhje me atë që po ndodh aktualisht në botë. “Qëllimi i konferencës së Berlinit mbi Ballkanin Perëndimor është synimi i Bashkimit Evropian që zvogëlojë ndikimin e Rusisë në këtë regjion, para së gjithash mbi Serbinë.
Projekte të mëdha të infrastrukturës, të cilat do t’i mbështeste dhe financonte BE-ja, janë mënyra me të cilën Serbia dhe shtetet e tjera të ndahen në aspektin politik e ekonomik nga Rusia”, kanë vlerësuar për gazetën beogradase “Danas” ekspertë serbë të Politikës së Jashtme.
“Kjo konferencë është bërë për të zvogëluar ndikimin e faktorëve jashtevropianë, Rusisë, Kinës dhe EBA-së. BE-ja nuk do t’ia lëshojë askujt, e para së gjithash rusëve, këtë pjesë të Evropës. Kriza e Ukrainës këtë e shton edhe më tej”, i ka thënë gazetës beogradase Predrag Simiq, analist i Politikës së Jashtme
Sipas tij, tash për tash nuk ka reagime të Rusisë në kërkesën e mbështetjes së projekteve të infrastrukturës nga BE-ja, por, siç thotë, “indikator për këtë do të jetë se a do të vijë Putin në Serbi në tetor, apo jo?”.
“Serbia do të gjendet nën goditjen e Brukselit, Berlinit dhe të tjerëve, për shkak të vënies së sanksioneve Rusisë, sepse sërish po u ngjan me një Rusi të vogël”, ka thënë Simiq.
Kjo mbase mund të kuptohet edhe nga toni pajtues dhe ndjenja e përgjegjësisë e kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, i cili vlerëson se është i domosdoshëm stabiliteti në tërë Ballkanin Perëndimor dhe i është mirënjohës Angela Merkelit “që ka dëshirë të njëjtë si edhe ne” .
“Pres që të kuptojmë mirë se sa është i rëndësishëm stabiliteti politik për tërë regjionin, sa është tmerrësisht e rëndësishme ta ruajmë paqen dhe çdo lloj tjetër stabiliteti, që çfarëdo shkëndije qoftë jostabiliteti mund të rrënojë të ardhmen e tërë regjionit. Dhe këtë duhet ta kuptojmë të gjithë”, ka thënë ai.
Sigurisht, një frymë e re e shtendosjes dhe e bashkëpunimit të sinqertë në Ballkan hap perspektivë më të mirë edhe për të ardhmen e shtetit të ri të Kosovës. Me një kusht - që udhëheqësit e saj të tanishëm e të ardhshëm të mos vrapojnë për fotografi vetëpromovuese, siç veproi kryeministri kosovar këtë herë, por të mos a harrojnë vërejtjen e zonjës Merkel se “qytetarët e vendeve e të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin”.
Dhe se, siç e tha në një kontekst të ngjashëm një komentues kroat për bashkëvendësit e tij, për shkak të korrupsionit dhe të burokracisë grabitqare, mund të ndjehen se nuk e ka realizuar lirinë e plotë të jetës shoqërore.
Kosovarët ka kohë që ndjehen po kështu.
/Shqiptarja.com