Tërhiqet Kusari-Lila
Bie taksa mbi çimenton

Tërhiqet Kusari-Lila <br />Bie taksa mbi çimenton
PRISHTINE - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëkohësisht ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë sot vendimin për heqjen e taksës mbi importimin e çimentos, e cila që në fillim u prit me antipati të shumta si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. Ky vendim do të hyjë në fuqi nga data 1 gusht, bënë të ditur mediat kosovare.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj gjatë takimit që zhvilloi sot pasdite me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti.

Ai ka thënë se “çimentoja dhe patatja nuk do të bëhen pengesa në raportet Kosovë-Shqipëri”, njoftuan mediat në Prishtinë.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, ka deklaruar se “bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të jetë model për rajonin”.

Vendimi i ministres Kusari-Lila për të rritjen e taksës së çimentos u shoqërua me protesta si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Deri tani ajo e ka mbrojtur vendimin e saj duke pohuar se ligji nuk mund të njohë nacionalizëm.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt