"Performanca e ridimensionuar e jetës" është një instalacion që e çon njeriun drejt  pikëpyetjeve:

Si performojmë ne në jetë?
Kush është udhëtari që fshihet brënda qënies sonë?

Ky është në fakt një pasqyrim i reflektimit shpirtëror të artistit që e ka ideuar e realizuar atë si një strukturë të gjerë hapësinore, Daniel Gillen.
Intalacioni shumë dimensional është një realizuar prej materialesh kartoni, duke e shtrirë atë në formë abstrakte, për të simbolizuar universin e pafundëm ku vepron qënia njerëzore.

Artisti qëndron në qendër të tij, për të simbolizuar unin përballë pikëpyetjeve të shumta të jetës.

Fotot duket si një përpunim i tepruar në photoshop, por në thelb janë vepër reale i intepretimit të arsyes, shpirtit, ndjenjave dhe besimeve apo instikteve trupore të njeriut në botën moderne.

instalacion
art
art

  Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)