Të Rinjtë Myslimanë i kërkojnë
Jahjagës të vendosë ferexhe

Të Rinjtë Myslimanë i kërkojnë<br />Jahjagës të vendosë ferexhe
KOSOVE - Forumi të Rinjve Muslimanë ka parë me shqetësim fotografinë pothuajse pornografike botuar në internet me të pasmet e presidentes. Fotoja në fjalë, që është marrë në një kohë që presidentja po e adhuronte varrin e priftit sllav, Don Nikol Glasnovic, janë turpëruese për kombin shqiptar”, thotë Fodurimi të të Rinjev Mysliman (FRM) në letrën e tij.

Sipas FRM, presidentja Jahjaga ka mëkatuar rëndë, “jo vetëm duke ju lutur kufomës së një prifti sllavo-katolik, dhe idhujve të tjerë katolik”, por edhe për shkak se, sipas tyre, ka shkuar gatizhveshur në një vend pagan.

“FRM mendon se presidenti, apo presidentja, e Kosovës është figurë publike, imazhi i të cilës duhet të tregojë balancë fetare, moderim, dhe të përfaqësojë dëshirën e shumicës së popullsisë. Por duke adhuruar një sllav të vdekur, presidentja Jahjaga ka ofenduar 95 përqind të kosovarëve që janë shqiptarë dhe myslimanë. Presidentja ka kryer edhe një akt idhujtarie, pasi që sipas Biblës dhe Kuranit ajo duhet të adhurojë vetëm Zotin dhe jo të vdekurit, e aq më tepër ata sllavë”, citon tutje agjencia Kosovapress letrën e FRM’së.

FRM’së i pengon shumë edhe veshja e presidentes, sepse stili që ka përzgjedhur nuk i shkon presidentes së një shteti.“Fotoja me të pasmet e saj, që qarkullon nëpër media, duhet censuruar dhe të mos iu tregohet fëmijëve nën moshën 18-vjeç, sepse mund t’iu shkaktoj dilema dhe trauma të forta seksuale”, sqaron FRM’ja, derisa, në mënyrë që të mos përsëriten më gabimet e tilla të presidentes Jahjaga, dhe “që paparacit të mos mund t’ia shohin të pasmet”, i kërkon asaj që urgjentisht të vishet “me fustan, ferexhe dhe xhybe”. Madje, nëse ka nevojë, FRM është ofruar që t’ia blejë presidentes veshjen e propozuar.

Marrë nga Ekspress
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet