Të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar
punojnë pa diplomë universitare

Të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar<br />punojnë pa diplomë universitare
Duket se çështja e  punësimit është  një problem global, që prek edhe vëndet e zhvilluara. Më shumë se gjysma e të diplomuarve në Mbretërinë e Bashkuar  vitet e fundit, janë duke punuar në një punë që nuk kërkon diplomë universitare.

Kjo gjë është konkluduar nga një vëzhgim që është kryer nga zyra e strategjisë së punësimit, rezultatet e të cilit janë pasqyruar edhe në faqen e “The Independent”.
Për të realizuar studimin janë anketuar 1000 studentë të cilët janë diplomar këtë vit dhe 1000 studentë të tjerë të cilët janë diplomuar në vitin 2013/2014.Nga vëzhgimi i kryer duket se ka dalime mes të diplomuarve në vitin 2013/2014 dh atyre të vitit 2015.

Rezultoi se 60 përqind e studentëve të diplomuar në vitin  2013/2014  ishin punonjës në një punë që nuk kërkon njohuri të cilat i merr gjatë viteve të stdudimit. Kjo gjë sipas studiuesve, është në kontrast me pikëpamjet e të diplomuarve të këtij viti, prej të cilëve 77 përqind thanë se arsimimi i tyre i ka përgatitur ata edhe për botën e punës.

Rezultatet kryesore të grumbulluara nga anketa ishin që 72 për qind e grupit të të diplomuarve në vitin  2015 thanë se presin që të gjejnë punë me kohë të plotë, ndërsa konkretisht vetëm 58 për qind e grupit të diplomuar në 2013/2014,  u shprehën se kanë qenë në gjendje për të siguruar punë me orar të plotë.80 për qind e të diplomuarve në 2015-en  konsiderojnë mundësinë e punësimit përpara se të zgjedhn profilin e tyre të studimit. Ndërsa vetëm 55 përqind e të diplomuarve në  2013/2014 janë duke punuar në fushën e tyre të zgjedhur.

Drejtori  i “Strategjisë Accenture, Payal Vasudeva, tha se  të diplomuarit e këtij viti janë shumë të shkathët në bërjen e vetës të rëndësishëm  për punëdhënësit. “Ata presin mundësi të mira për punë dhe punëdhënësit ofrojnë  trajnime, por shumë prej tyre  mbeten të pakënaqur me gjendjen e tyre të punës. Si rezultat, një numër i madh kanë për qëllim që të kthehen në universitet ose kolegj që  të studiojnë profile që iu mundësojnë  punë më të mira.”-shtoi ai

Ndërsa 40 për qind e grupit të studentëve të diplomuar në vitin  2015 u shprehën se ata do të qndrojnë në një stazh të papaguar, nëse nuk gjejnë një punë të vlefshme për ta. Vasudeva lëshoi ​​një paralajmërim të zymtë për kompanitë: “Punëdhënësit të cilët dështojnë të krijojnë programet e zhvillimit të karrierës dhe një rrugë të qartë për avancimin e të rinjve,  humbin një mundësi të  madhe për të tërhequr dhe mbajtur talentet.

Marrë Nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)