Tërmet në futboll, FIFA pezullon 
Blatterin, Platininë e Valcken

Tërmet në futboll, FIFA pezullon <br />Blatterin, Platininë e Valcken
FIFA ka pezulluar përkohësisht presidentin e saj Sep Blatter, sekretarin e përgjithshëm Jerome Valcke dhe zëvendëspresidentin, njëherësh president i UEFAs, Michel Platini për një periudhë 90-ditore. 

Ish-zëvendëspresidenti Chung Mong-joon është përjashtuar për 6 vite si dhe është gjobitur me 100 mijë franga zvicerane.

Ndëshkimet janë dhënë nga komiteti i etikës së organit më të lartë drejtues të futbollit botëror. të tre emrat më të rëndësishëm të futbollit botërorjanë duke u hetuar nga ky komitet mbi akuzat për korrupsion ndaj tyre. 

Ata janë përjashtuar gjithashtu nga të gjitha aktivitetet futbollistike gjatë kësaj periudhe, edhe pse ata mohojnë të kenë kryer ndonjë shkelje. Skandali i korrupsionit ka goditur rëndë dy institucionet e që drejtojnë futbollin, ndërsa pas hetimeve të FBI-së amerikanë edhe prokurorët zvicerianë kanë nisur një hetim për fifan dhe UEFA-n


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO - Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel

VIDEO - Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel