Të sëmurët me AIDS, vuajnë
nga mungesa e ilaçeve
Të sëmurët që janë prekur nga sëmundja e HIV/AIDS në vendin tonë po përballën me një sërë problemesh.
TIRANE- Të sëmurët që janë prekur nga sëmundja e HIV/AIDS në vendin tonë po përballën me një sërë problemesh.
Shoqata e personave që jetojnë me këtë virus ankohen se herë pas herë kanë mungesë medikamentesh, ndërsa nuk kanë funksionuar qendrat e testimit ambulator as në QSUT për shkak të mungesës së materialeve mjekësore.
"Në qoftë se sot në bazë të të dhënave të fundit janë 28 medikamente antiretrovirale që janë në qarkullim dhe janë të miratuara nga Federata Amerikane e Terapive, ne në Shqipëri kemi një listë shumë të kufizuar që varion ndonjëherë 9 ose 10 medikamente. Alternativat janë shumë të pakta për të kaluar nga një skemë mjekimi në një tjetër. Jemi shumë mbrapa të kërkojmë një shërbim cilësor, megjithatë në këtë stad që jemi ne po flasim të kemi aksesin bazë për medikamente dhe pastaj do të flasim për përmirësimin e cilësisë së drejtimit për këta persona. Aty ofrohet në klinikën ambulatore të gjitha problematikat që kanë ndeshur të gjitha VCT e rretheve, i kanë ndeshur edhe VCT që ka të bëjë me mungesën e testeve. Janë në proces tenderimi. Shpresohet që ato të vijnë shpejt dhe të jenë të aksesuseshme për të gjithë ata që drejtohen për të bërë një test. Ndoshta kjo pjesa e përfshirjes në javën europiane të testimit për HIV do të jetë edhe një mënyrë ndërgjegjësimi qoftë edhe për institucionet për tu bërë ato promotorë të këtyre inisiativave që duhet të jenë gjatë gjithë vitit."- tha Olimbi Hoxha përfaqësuese e shoqatës së personave që jetojnë me HIV.
Ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, i ka konsideruar shifrat e këtij viti si shumë të larta, dhe ka vënë theksin tek fakti që pjesa më e madhe janë diagnostikuar shumë vonë, në stadin AIDS të sëmundjes. "
Numri total i të infektuarve në vendin tonë nga sëmundja e HIV/AIDS është 671. 33 prej tyre janë fëmijë, ndërsa kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundje 112 persona.
Esmeralda Keta
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
15.3%
-
Jo
83%
-
Nuk e di
1.6%
Vota total: 365
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sean ‘Diddy’ Combs reagon pas videos shokuese duke dhunuar ish-partneren: Ndjeva neveri kur e bëra
20 Maj, 12:15
-
Vizita e Sekretarit britanik David Cameron në Tiranë, do pritet nga Rama, pas takimit ‘kokë më kokë’ deklaratë për mediet
20 Maj, 12:15
-
Biseda në 'SKY'/ Shullazi për Tesi Bashon: Mbushin 1 mln euro për Durim Bamin, ka për të bërë festë policia
20 Maj, 12:12
-
Ceremonia simbolike e çiftit të së njëjtës gjini, Kisha Katolike: E ndaluar sipas doktrinës tonë! Personi me veshjen kleriku katolik, s’ka lidhje me ne
20 Maj, 12:05
-
16 persona mobilizohen për të vrarë Durim Bamin, e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri- Arben Ndokës: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj, 11:55
-
Putin reagon për vdekjen e presidentit iranian Raisi: Ishte një politikan i shquar
20 Maj, 11:53
-
Krepa me miell integral nga zonja Albana
20 Maj, 11:43
-
I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro! Garazh, makinë e biznes në Selitë
20 Maj, 11:42
-
Humbja në play-off, akuzojnë te Flamurtari: FSHF krim kundër Vlorës, arbitri bastard hodhi poshtë investimin
20 Maj, 11:39
-
Gjellë e freskët vere nga zonja Albana
20 Maj, 11:39
-
Kurorëzimi i dashurisë së dy vajzave në taracën e bashkisë së Tiranës, Gjendja Civile: Në regjistër s’ka asnjë lidhje martese të së njëjtës gjini
20 Maj, 11:37
-
Dy vëllezërit dhe kushëriri kanosin 49-vjeçarin në Kukës, i përplasin makinën dhe qëllojnë me armë zjarri! Shpallen në kërkim
20 Maj, 11:29