TIRANE- Shoqata e të shpronësuarve kërkon nga takimi i sotëm Rama-Berisha një president i cili të zgjidhë cështjen e pronës, ose sic shprehen ata personin që do mundësojë atë që prona të shkojë tek i zoti.
Përmes një letre publikë të shpronësuarit deklarojnë se “nuk duam një President kukull në duart e politikanëve antishqiptarë”, por një President që sipas tyre të garantojë respektimin e Kushtetutës, ligjet ndërkombëtare, por dhe rekomandimin e fundit të BB në Prill të 2012 për menaxhimin e pronës.
“Kërkojmë një President që të angazhojë maxhorancën dhe opozitën për zbatimin e nenit 181 të Kushtetutës, nen i cili me përmbajtjen e tij prapavepruese korigjon gabimet dhe vjedhjet e bëra nga zyrtarët dhe siguron respektimin e të drejtës së pronës konform detyrimeve kushtetuese dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut” vijon më tej deklarata e të shpronësuarve.
Figura e Presidentit sipas tyre duhet të jetë produktiv duke i dhënë fund vjedhjes dhe korrupsionit me pronat. Në pritje të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Shoqata “Pronësi me Drejtësi” ka kërkuar nga ndërkombëtarët, duke ju dhënë dhe projekligjin përkatës, që ata të ndikojnë për korigjimin e gabimeve, kthimin fizik të pronës tek i zoti dhe kompensimi për pronat që shfrytëzohen për nevoja publike,
/Shqiptarja.com