Të shtëna armësh nga serbët në Mitrovicë 

Të shtëna armësh nga serbët në Mitrovicë 
Të shtënat nga armët automatike, që kanë ndodhur pothuajse tërë pasditen e së dielës në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, kanë shqetësuar banorët shqiptarë dhe ata jo serbë të kësaj lagje. 
Ata thonë që është gjuajtur drejt tyre dhe janë bërë nga objekti i quajtur “Vojni remont” të cilat kanë zgjatur deri në orët e mbrëmjes.

“Nga plumbat janë goditur telat e rrymës të cilat janë në një lartësi më të ultë sesa çatia e shtëpisë time, andaj them se plumbat janë orientuar në drejtim të shtëpisë”, ka thënë Fatmir Beqiri, banor i kësaj lagjeje i për Kosovapressin.

të shtënat me armë që kanë ndodhur të dielën pasdite në Lagjen e Boshnjakëve i ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti. 
“Ka pasur të shtëna gjatë një ceremonie të dasmës, por ato nuk kanë qenë të drejtuara ndaj askujt”, ka thënë Hoti, duke shtuar se deri tani nuk është arrestuar askush, ndërsa ngjarja është evidentuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armë mbajtje pa leje. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza