Të shtruarit në spital
rrit depresionin

Të shtruarit në spital<br />rrit depresionin
TIRANE - Infeksionet dhe çrregullimet mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e çrregullimit të gjendjes shpirtërore , p.sh depresionit ose çrregullimit bipolar, sugjeron studimi i shkencëtarëve danezë.

Të dhënat e mbledhura tek rreth 3 milionë njerëz tregojnë se personat e shtruar  në spital, për shkak të infeksioneve kanë mesatarisht rrezik më të lartë 62% për zhvillimin e çrregullimit të gjendjes shpirtërore.

Personat e shtruar në spital nga sëmundjet e imunitetit kanë rrezik më të lartë 45% për shfaqjen e mëvonshme të çrregullimit të gjendjes shpirtërore, shkruan revista shkencore ‘JAMA Psychiatry’.

Rreziku ishte edhe më i lartë tek personat e shtruar disa herë në spital, e më i larti tek ata brenda një viti pas qëndrimit në spital.

Hulumtuesit besojnë se këto gjetje mund të sqarohen me hipotezën, sipas së cilës proceset e ndezjes të lidhura me infeksionet ose sëmundjet e imunitetit mund të ndikojnë në tru, kështu edhe rrisin rrezikun për çrregullimin e gjendjes shpirtërore.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ