Pas fitores mbrëmë me Chievo trajneri i Milanit,  Montellla , ka paralajmëruan Juventusin për ndeshjen e së shtunës.

“Ishte një sukses i arritur me forcë dhe bindje, por shkëndijën e vërtetë e dua kundër Juventusit. Kemi zhvilluar lojëra të mira edhe në takimet e tjera, por na ka munguar vetëm fitorja”, është shprehur Montella.

Gjithashtu ai ka shtuar se ishte shumë i kënaqur me lojtarët, të cilët në ndeshjen ndaj Chievos arritën të shpalosini  talentin e tyre, duke hequr njëkohësisht edhe presionin që vinte nga mungesa e fitoreve.

Pas fitores te skuadra e Milani është rikthyer qetësia, pasi trajneri Montella rrezikonte shkarkimin për shkak të mos arritjes së rezultateve nga skuadra.

Ditën e shtunë Milani pret në “Giuseppe Meazza” në orën 18:00 në një ndeshje të vlefshme për javën e 11 të “Seria A”, kampionët e Italisë të cili është vetëm 4 pikë larg vendit të parë.