Të stresuarit kanë më shumë
nevojë për hapësirë personale

Të stresuarit kanë më shumë<br />nevojë për hapësirë personale
Hapësira përreth trupit , e njohur nga shkencëtarët si 'hapësira ndërpersonale' - nga hulumtimet e reja mësohet se ka një ndikim në nivelin e ankthit.

Gjetjet e reja, të botuara në “Journal of Neuroscience”, kanë lejuar shkencëtarët për të përcaktuar kufirin e hapësirës ndërpersonale që rrethon fytyrën nga 20 cm deri tek 40 cm largësi.

Kjo distancë specifike rezultoi të ndryshojë në individë të ndryshëm. Personat me tipare të theksuara të ankthit rezultoi që të kenë nevojë për hapësirë më të madhe ndërpersonale.

Në një eksperiment të Dr. Chiara Sambo dhe Dr. Giandomenico Iannetti, nga Universiteti College në Londër, u regjistrua refleksi i injorimit - një reagim mbrojtës ndaj stimujve potencialisht të rrezikshme nga distanca të ndryshme në fytyrën e subjektit.

Ata krahasuan më pas të dhënat refleks në rezultatet e një testi ankthi ku subjektet vlerësuan nivelet e tyre të ankthit në situata të ndryshme.

Sipas rezultateve personat me nivel më të lartë të ankthit reagojnë më fuqishëm ndaj stimujve 20 cm duke përjetuar më shumë kërcënim, se sa subjektet e tjera jo të stresuar, kur stimuli është nga e njëjta distancë larg.

Rezultatet e këtij testi janë përdorur për të klasifikuar individët si shumë ose më pak të shqetësuar, dhe janë krahasuar me të dhënat nga eksperimenti refleks për të përcaktuar nëse ka pasur një lidhje në mes të dy testeve.

Shkencëtarët shpresojnë se gjetjet mund të përdoren si një test për të lidhur sjelljet mbrojtëse me nivelet e ankthit.

Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për përcaktimin e aftësisë së vlerësimit të rrezikut të njerëzve me punë që përfshijnë takime në situata të rrezikshme të tilla si, zjarrfikësa, policë dhe oficerë.

Redaksia online
(Jetona Koçibelli/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur