Kryeministri Berisha dhe më pas vartësit e tij prej disa javësh po “takohen” me popullin përmes rrjetit social, Facebook. Idea është që të thithin sa më shumë hallet, shqetësimet dhe sugjerimet e atij që shihet si populli votues për përmirësimin e imazhit të një force politike qeverisëse, prej gati tetë vitesh në pushtet. Ide e mirë: Të prekësh me mijëra njerëz në ditë, të thithësh hallet e tyre, të komunitetit, të zonës dhe të marrësh masa për përmirësimin e jetës së tyre.
Ndonëse jo në këtë mënyrë, me anë të Facebook, por me anë të telefonatave, PD, sipas urdhërave të kryeministrit Sali Berisha, para zgjedhjeve të qershorit 2009, thithi shumicën e halleve të panumërta të popullit dhe për çdo rast, jepej këshilla se si të premtohej zgjidhja. Mund të duket si të qërosh oriz me doreza boksi, por luftëtari më i paepur në ringun politik në këto 22 vitet e fundit, Berisha, e praktikoi këtë strategji. Se sa u realizua është problem tjetër dhe përgjigjen e japin ato 58 mijë shqiptarë që dërguan sms-të e tyre te numri celular që qeveria Berisha vuri në dispozicion para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
Po vjen 23 qershori 2013. Berisha po thith sërish hallet në centrifugën e tij të premtimeve. Jo se i do, por se ato vijnë vetë dhe vijnë pa fund. Dje ishte një ditë e veçantë. Me qindra mesazhe vërshuan në profilin zyrtar të kryeministrit Berisha, pasi nxorri statusin për miliarderin Fidel Ylli dhe ndëshkimin që duhet të marrë ai, si “armik i popullit” pranë PD-së. Komentet e popullit po i botojmë gati të tëra te “Shqiptarja.com” dhe, deri mbrëmë, çuditërisht nuk ishin fshirë nga administratorët e faqes së kryeministrit. Populli real i Sali Berishës e thotë hapur: Nuk do t’ia dijë për Fidel Yllin. Do bukë, punë, ujë, drita. Njëri i thotë me emër dhe mbiemër që para se të akuzojë deputetin e PS-së të shohë të bijën, të sqarojë akuzat ndaj saj për milionat e vënë në rrugë të dyshimta, të shohë ministrat e tij, që kanë zaptuar gjithçka.
Kjo pjesë Shqipërie halleshumë, është e njohur prej të gjithëve, përveç qeverisë. Ajo prej vitesh është mbyllur në guackën e vet, luksit të Tiranës dhe vizita jashtë vendit, mirëqenies hipotetike të vendit të katërt në botë, rritjes së pandalshme të ekonomisë, Shqipërisë që po vrapon drejt dixhitalizimit, që s’ka hall tjetër, përveç Facebook-ut. Kjo pjesë Shqipërie që nuk është pak, si përherë ankohet të Berisha, si pardoni i mirëqenies së saj. Ai nuk po përgjigjet, por kjo nuk do të thotë se nuk mban shënime.
Mos të habitemi kur “administratorët” e tij, jo ata profilit në FB që dje nuk fshinë akuzat dhe hallet, t’i kontaktojnë për tiu premtuar sërish zgjidhjen si para qershorit 2009, ashtu një nga një. Sepse janë vota të bekuara, që për Sali Berishën përkthehen në shtim të mundësive për një mandat të tretë, pra edhe katër vite mbi shqiptarët. Dhe ai nuk bënë asnjë gabim në këtë rast. Gabimi do t’u mbetej në derë ankuesve, atyre qe ende presim qeverisjen. Ata që dje çonin sms dhe pas katër viteve komentojnë në FB-në e Berishës, nëse mashtrohen për herë të dytë nuk është faji i kryeministrit, por i atyre që besojnë zgjidhjen nga një qeveri, që prej vitesh i ka konsideruar një realitet virtual.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 1 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com