Të zhgënjyerit nga Vetëvendosje
krijojnë grup parlamentar 

Të zhgënjyerit nga Vetëvendosje<br />krijojnë grup parlamentar <br>
Pakënaqësitë dhe të zhgënjyerit, kanë qenë kryefjala e muajve të fundit brenda radhëve të partisë Vetëvendosje në Kosovë. Largimi më i fundit ishte ai i Shpend Ahmetit, kryetarit të komunës së Prishtinës, i cili deklaroi se dorëhiqet pasi ajo forcë politike nuk e përfaqëson më.

Por mesa duket të larguarit, nuk do të rrinë duarkryq. Mediat kosovare kanë raportuar gjatë ditës së sotme të gjithë eksponentët e rëndësishëm të Vetëvendosjes që janë dorëhequr apo shkarkuar, do të regjistrohen si grup parlamentar më vete. Deputetët kanë dorëzuar një dokument ku kërkojnë formimin e grupit të tyre brenda kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, mediat atje shtojnë se janë 12 deputetë që e kanë nënshkruar kërkesën. Gjithçka mbetet në dorë të kryesisë së kuvendit, e cila pritet ta miratojë në mbledhjen e radhës formimin e grupit të ri parlamentar.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Skandal në Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Kryeprokurori Karim Khan akuzohet për ngacmim seksual

Skandal në Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Kryeprokurori Karim Khan akuzohet për ngacmim seksual