Ta bëjmë PD sikur s'ka qenë asnjëherë e si duhet të jetë!

Ta bëjmë PD sikur s'ka qenë asnjëherë e si duhet të jetë!

Selia e PD

PD, ka probleme të mëdha që nuk lidhen me një kauzë, por lidhen me kohën se si ajo u krijua në emër të djathtës, në emër të demokracisë dhe lirisë, por në fakt ajo u kthye një formacion politik me cilësi tipike despotike ballkanike ku tashmë janë të hapura edhe tendencat për trashëgiminë e pushtetit!

Ne, duhet të kemi kurajën që ca gjëra t'i themi siç janë se ndryshe, po bëhemi palë të gjithë të një modeli të gabuar politik që nuk i ka shërbyer demokracisë, por interesave të një grupi të ngushtë miq, shokësh dhe thuajse ortakësh që kanë fituar, abuzuar me pushtetin duke përdorur të "djathtën", demokratët dhe demokracinë për interesat dhe privilegjet e tyre. Janë, po të njëjtët që edhe pse kanë 30 vjet aty duke përfituar e marrë çdo gjë në emër të demokracisë, duan përsëri të jenë vetë aty ose fëmijët e tyre që ta kenë monopol PD, djathtën e po ashtu edhe demokracinë shqiptare. Këta kanë shumë mëkate ndaj demokratëve dhe demokracisë, sepse kanë monopolizuar të drejtën e karrierës për pushtet e po ashtu edhe privilegjin ekskluziv për të gëzuar padrejtësisht të mira ekonomike, privilegje pushteti dhe po ashtu për të dominuar shoqërinë shqiptare në çdo gjenezë që nga arsimi, universitetet e deri tek nismat e sipërmarrjet e lira.

Mos mendoni se shumica e shqiptarëve nuk e ka kuptuar këtë gjë e po ashtu mos mendoni se demokratët e thjeshtë, të ndershëm nuk e kanë kuptuar këtë sjellje, e cila është tashmë e vjetër, thuajse 30 vjeçare. Kjo është arsye që demokratët e thjeshtë e kanë braktisur dhe nuk e besojnë më PD, sepse aty nuk gjejnë më asnjë hapësirë, përveçse atë të nënshtruarit e shërbëtorit. Sa mundësi ka një djal i një demokrati të thjeshtë të depërtojë në PD e të bëj karrierë me meritokraci, kur kjo në fakt është "tokë e zanun"? PD nuk është çështje bashkimi, por çështje guximi për ta bërë atë ndryshe se si është e ka qenë e për ta ndërtuar ashtu si duhet? Mendoni, se amerikanët janë më pak inteligjent se ne si popull e po ashtu mendoni se kanë më pak informacione se ne si  kanë qenë e janë politikanët tanë? Po, pse qenkan kundër shqiptarëve amerikanët që në fakt luftojnë e mbrojnë të njëjtat kauza që kemi ne? Abuzim i madh po bëhet me çështjen e shumicës në PD e këtë e lidhin ekskluzivisht me anëtarësinë e PD, që është në fakt rezultati i kësaj klase politike që e ka kontrolluar, promovuar e menaxhuar për 30 vjet sipas direktivave që i janë dashur. Po pse, demokratët janë vetëm ata që këta heqin e vendosin në listat e anëtarësisë sipas nevojave? Po, si mendoni në parti despotike e tipike si këto shqiptare, anëtarësia është rezultati i një procesi të ndershëm e të suksesshëm? Po, sepse anëtarësia që kishte Sadam Hysein, ishte shumica e vendit të tij?

Partitë despotike prodhojnë anëtarësi të komanduara despotike që nuk kanë mision ndryshimin, por ruajtjen e establishementit ku bëjnë pjesë, sepse nëse ndryshon në mënyrë spontane e në të vërtetë demokratike, atëherë ndryshojnë edhe strukturat dhe njerëzit që e përbëjnë, ndërtojnë dhe e mbajnë në këmbë! Si ka mundësi që në PD janë të njëjtët, që nuk pranojnë rotacion, nuk pranojnë të dalin nga politika e bëjnë çdo gjë ta mbajnë domin të tyre? Çështja e PD dhe politikës shqiptare është krizë me kohën, ata që nuk i përkasin më të ardhmes dhe duan ta mbajnë peng me çdo kusht në shërbimin e tyre e po ashtu, ata që janë shumicë reale në shoqëri, por pa pushtet e pa forcë nuk dalin dot për të ndërtuar e garantuar të ardhmen! Problemi i PD është përplasje kohe, brezash e mentaliteti  e njëra nga palët është e destinuar të humb e tjetra të fitojë! Ky duhet të jetë misioni i çdo demokrati apo çdo qytetari të lirë që është lodhur dhe i keqpërdorur në 30 vite tranzicion.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?