“Ta gëzosh”, Flori me sindromë down surprizon reperin shqiptar Noizy (Video)

“Ta gëzosh”, Flori me sindromë down surprizon reperin shqiptar Noizy (Video)

Reperi Noizy dhe fansi i tij Flori

Shumë njerëz kanë dëshirë të takojnë idhujt e tyre dhe në një mënyrë apo në një tjetër përpiqen që t’i bëjnë ata të ndihen mirë teksa u dhurojnë gjëra të personalizuara. Flori është një djalë i ri që simpatizon Rigels Rajkun, reperin shqiptar të njohur si Noizy.

Ai e ka takuar idhullin e tij dhe ka menduar që t’i dhurojë diçka që Rigelsi ta kujtojë gjithmonë. Reperi shqiptar e ka publikuar në rrjetet sociale, krenar për dhuratën që ka marrë nga fansi me sindromë down.

Në video shihet një anije me vela dhe në njërën anë të saj shkruan emrin e tij kurse në anën tjetër shkruan 'OTR', emrin e grupit të tij të preferuar, lider i të cilit është Noizy. Admiruesi i reperit shihet teksa i thotë këngëtarit që ta gëzojë dhuratën dhe përshëndet në video me tre gishta, simbolin e grupit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë