Ka nisur sot fushata mjedisore “Ta pastrojmë bregdetin”, e organizuar nga lëvizja mjedisore “Ta pastrojmë Shqipërinë”.
 
Aktivistët janë mbledhur në Sheshin Nënë Tereza nga ku janë nisur drejt Shkodrës për takimin e parë të dëgjesave publike që do të zhvillohen me qytetarët në të gjithë vendin, në lidhje me problemet mjedisore.
 
Ndërsa në 22 maj do të zhvillohet aksioni kombëtar i pastrimit të bregdetit.

Julian Beqiri, Drejtor i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, që mbështet këtë nismë, tha se angazhimi qytetar do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme mjedisore si ndotja nga mbetjet urbane.
 
Fushata sensibilizuese në terren, që do të përfshijë nxënës, studentë e institucione publike, ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe adresimin e problemeve të mjedisit.

fushata

 Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)