Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka deklaruar se abuzimi me pronën në Shqipëri nuk është një problem i izoluar, por një nga shtyllat kryesore të sistemit politik dhe ekonomik të ngritur nga qeveria socialiste.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku lidh ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave me ligjin për investimet strategjike, duke i cilësuar ato si dy pjesë të së njëjtës arkitekturë: dobësimin e pronarëve të ligjshëm dhe transferimin e pronës publike e private drejt një pakice të privilegjuar.
“Njëri dobësoi pronarët e ligjshëm. Tjetri krijoi mekanizmat për kalimin e pronës publike dhe private në duart e një pakice të privilegjuar”, shkruan Tabaku.
Sipas saj, ajo që ka ndodhur me pronën gjatë viteve të qeverisjes socialiste nuk është thjesht keqmenaxhim administrativ, por një mekanizëm i qëllimshëm kontrolli politik dhe ekonomik.
Pasiguria e pronësisë, regjistrat e pasaktë, vendimet e pazbatuara të gjykatave dhe sorollatja shumëvjeçare e pronarëve kanë dobësuar qytetarin dhe kanë forcuar administratën dhe pushtetin politik.
“Kur prona është e pasigurt, qytetari është i dobët. Kur dokumentet janë të paqarta, administrata bëhet e plotfuqishme. Kur ligji ndryshon sipas interesit, pushteti vendos kush fiton dhe kush humbet”, shprehet deputetja demokrate.
Tabaku thekson se ky është thelbi i sistemit që duhet ndryshuar: një shtet ku të drejtat kushtetuese nuk garantohen nga ligji, por shndërrohen në favore që shpërndahen nga pushteti.
Sipas saj, prona e qytetarit është trajtuar si pronë personale e qeverisë, e cila vendos kujt t’ia japë, kujt t’ia mohojë dhe cilin investitor të privilegjojë.
Deputetja e PD-së i referohet edhe hetimeve të SPAK, të cilat, sipas saj, kanë ekspozuar depërtimin e parave të pista në ndërtim, prona, resorte turistike dhe kontrata publike.
Ajo deklaron se statusi i “investitorit strategjik” nuk është përdorur kryesisht për teknologji, industri apo vende të mirëpaguara pune, por për privilegje fiskale, procedura të përshpejtuara dhe përdorimin e pasurisë publike nga një rreth i kufizuar përfituesish.
“Ky sistem ka autorë, zbatues dhe noterë politikë. Ideatori është Kryeministri. Aparati janë ministrat dhe agjencitë. Ndërsa shumica socialiste në Kuvend ka votuar ligjet, përjashtimet dhe kontratat që e kanë mbajtur në këmbë”, shkruan Tabaku.
Ajo kërkon një hetim të plotë parlamentar mbi zbatimin e ligjit për investimet strategjike, transferimin e pronave publike, lehtësitë fiskale dhe lidhjet mes përfituesve dhe vendimmarrësve.
Sipas Tabakut, ndryshimi i sistemit nuk mund të jetë vetëm ndryshim emrash apo qeverish, por duhet të nënkuptojë rikthimin e shtetit te qytetari, garantimin e pronës private, barazinë para ligjit dhe fundin e privilegjeve për pakicën.
“Ndryshimi nuk është më vetëm kërkesë politike. Është domosdoshmëri ekonomike, demokratike dhe kombëtare”, përfundon deputetja e Partisë Demokratike.
Komente











Po kjo biba i ka marre pronat, tellallja e saliut “ ne formen akademike”rri ne cep te shqupit dhe pret ti hedh saliu me mulin ndonje kocke, te neveritshem.
PërgjigjuZonja Tabaku me duket se ka harru qe pronen e qytetarve e prishi ne radhe te pare kryetari i saj plaku mere qe beri ligjin 7501 ku i dha token te gjitheve qe kishin ardhe nga veriu e jugu ne shqiperine e mesme ,pastaj tokat ne durres e kavaje i morì goca dhe dhendri i plakut mere,se treti ju qe keni qene deputete i keni mare te gjitha pronat se jeni vete zot e vete shkop se katerti populli si per here vazhdon neper dyert e gjykatave nga 35 vjet pastaj atje ne gjykate gjen ato gjygjtare qe japin vendimin sipas qefit e ryshfeteve qe marin. Ju zonja Tabaku pronat tuaja i keni mare pa gjygje prandaj te besh miral eshte e lehte
Përgjigju