Tabaku: Në dy kantjerët imagjinarë të Rilindjes 'Sami Frashëri' dhe '5 Maji ' nuk punohet!

Tabaku: Në dy kantjerët imagjinarë të Rilindjes 'Sami Frashëri' dhe '5 Maji ' nuk punohet!

Gjimnazi 'Sami Frashëri' dhe 'Lagjia 5 maji'

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video në lidhje me projektin e ndërtimit në shkollën Sami Frashëri si dhe në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë.

Ajo shprehet se aty nuk punohet dhe se këto janë kantjerët imagjinarë të Rilindjes.

Gjithashtu parashtron 4 pyetje për Kryebashkiakun Erjon Veliajn

REAGIMI I TABAKUT:

Pamjet më poshtë janë marrë sot në mëngjes në dy nga kantieret imagjinare të Rilindjes.

Ku ndërtohen shtëpi imagjinare, rrugë dhe porte në 3D apo aeroporte qe duhet te kishin përfunduar vite më parë.

Por sapo kamerat largohen nga kantieret imagjinare, gjithçka i rikthehet heshtjes dhe shesheve të premtimeve të pambajtura.
Fakt mbetet që një vit pas tërmetit janë ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3389 te kontraktuara për rindërtim.

Sikundër lagjet e reja apo aeroportet anë e mbanë Shqipërisë ekzistojnë vetëm në një folder special në USB-në e Arben Ahmetaj.

Premtimet e pambajtura dhe kjo qeveri janë binom i pandashëm.

Sado të mundohen, videomontazhet nuk e fshehin dot dështimin dhe korrupsionin që ka shoqëruar në çdo hap procesin e rindërtimit.

Sot sërish dua të ndalem tek procedura e shembjes së gjimnazit “Sami Frashëri” për t’i drejtuar kryetarit të bashkisë këto pyetje që kanë mbetur ende pa përgjigje:


1. A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite?


2. Me çfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj.


3. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt…


4. Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri? Pse nuk është bërë publike?


ER dhe EV duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro. shkruan-Tabaku
 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BALONA TABAKE: 05/11/2020 14:30

    O BALONA TABAKE O THITHLOP NGELE GJITH DITËN DUKE LEF E GËNJYER. PO HIQNI MOR ZOT GËNJESHTRAT DHE LEFJET SE JU S'FITONI KUR SA TË JET GJIGANDI RAMA NË POLITIK O THITHLOPA TABAKU PA TEREZI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona