Depetja e PD Jorida Tabaku, gjatë fjalës saj në Kuvend, ka folur për projektligjin për koncensionet dhe partneritetin publik privat.

Tabaku e cilësoi mungesën e transparencës si problemin më të madh. Ajo theksoi se pjesa më e madhe e kontratave aktuale janë në shkelje të standardeve të BE-së dhe kërkoi vendosjen e barrierave të reja ligjore për të kufizuar operatorët, sidomos ata që sipas saj kanë kryer abuzime. 

‘Ligji që vjen ka disa probleme. Në 2023 unë bëra disa propozime ligjore. Transparenca është problem sa i përket prokurimeve publike dhe koncesioneve. Cilat janë informacionet që do të ketë publike me qytetarët, qeveria ka vendosur që jo gjithmonë të japë informacion. Legjislacioni i BE kërkon që të nis nga analiza, miratimi i çdo institucioni dhe deri tek kontrata koncensionare. Asnjë kontratë e koncesionarit nuk është publikuar. Sot kontratat e koncensioneve po përdoren për pastrim parash.

Duhet që të gjendet se ku shkojnë paratë publike dhe për të kufizuar numrin e koncesioneve që merr një kompani. Nëse një kompani nuk kryen punime dhe merr 80 për qind të fondeve dhe merr tenderin tjetër të radhës, kjo s’duhet që të ndodh. Nëse vendosen disa kritere për ta hapur garën pjesëmarrja e kompanive do të jetë më e lartë. Sot pjesa më e madhe e kontratave janë në shkelje të këtyre standardeve. Ne duhet që të vendosim disa barriera në ligj që lidhen me kufizimin e operatorëve. Kompanitë që kanë bërë abuzime duhet që të largohen nga tregu’, tha ajo.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Pr.buxheti 2026, rriten fondet për 12 institucione! Ekonomi: Nuk i pranuam amendimet e opozitës, se cenonin konsolidimin fiskal