Tabaku përplaset me ministren e Financave: Manipulon shifrat e INSTAT, harrove të lexosh fjalimin e Ekonomit dhe Spiropalit! Balluku: Thua gënjeshtra dhe pastaj ikën

 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka debatuar me deputeten e PD, Jorida Tabaku për situatën ekonomike në vendin tone. Sipas ministres, Ibrahimaj tha se po fliste për gënjeshtra, jo për shifra që publikohen ndërsa i bëri me dije se nuk kuptohet asgjë nëse e krahasojnë buxhetin e shtetit me atë të detit.

"Këtu është bërë zakon që flasin për cfarë duan dhe flasin për gënjeshtra. Nëse buxheti i shtetit duket si i detit, nuk i kuptojmë dhe shifrat. Juve nuk flisni për ekspertizën e punonjësve që punojnë, i cili përshëndetet nga Eurostad dhe është arsye pse ka shifra të njëjtat që publikohen. Për çfarë politikash fiskale mund të flisni kur të ardhurat ndaj GDP, dikur ishin 24.2%, ndërsa sot 28,7%. Pra performanca nuk mbahet me mendime, idera, supozime e gënjeshtra por me shifra. Rritja ekonomike që i referoheni një periudhe stagflacioni se nuk e di ku e keni mësuar, në 2013 ishte 1% ndërsa në 2021 ishte 8.5%. Parashikimet e FMN presin rritje, ndryshe nga ajo që thoni ju. Ju gënjeni për shifrat, për parashikimet, kur thoni që si kemi ardhur në ndihmë shtresave në nevojë", tha Ibrahimaj.

Ndërsa Tabaku mori fjalën për replikë duke i thënë se harroi të lexojë të njëjtën gjë si Ekonomi dhe Spiropali dhe shtoi se duhet të kuptojë për shifrat  dhe për reformat në energji, jo të gënjejë.

"Ministrja është personi që filloi të manipulonte e para shifrat e Instat. Duhet të kesh kurajo të madhe. Dhe ndonjë lapsus mund të bëhet kur flet. Në vend të shtetit mund të thuash detit por kështu sic është bërë tek ju, është bërë deti kos. Gabime mund të ketë bërë PD plot, por leje për të miratuar buxhetin e shtetit në oligark siç merr ti, nuk ka marrë kurrë. Gënjeshtra, manipulime me shifrat e buxhetit sic bën ti kur sjell buxhetin nuk ka bërë kurrë, asnjëherë. Unë nuk bie në parodinë tënde të krahasimit me 2013,  vetëm harrove të thuash fjalimin e Milvës, se e kishte Milva e mori Elisa, besoj të takonte ty radha për ta thënë, por krahasimet me 2013 besoj që mund t’ia lësh dikujt tjetër që ti bëj. Di më shumë se kaq për të gënjyer paturpësisht, di të lexosh deklaratën e Fondit Ndërkombëtar, siç flet kundra amnistisë fiskale dhe për reformat në energji, sektori që është bërë çorap. Duhet të kesh kurajo. Duhet të kuptosh, por nuk kupton", tha Tabaku.

Pas debatit, mori fjalën ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, sipas së cilës Tabaku thotë gënjeshtrat që i vijnë në mendje dhe largohet. Ndaj i bëri të qartë se nuk ka pasur në asnjë moment ndërprerje të energjisë dhe nuk është prekur çmimi pavarësisht krizës.

"I kërkova fjalën ministres së financave për ti kthyer përgjigje Tabakut e cila ka një zakon të keq pasi thotë të gjitha gënjeshtrat që i vijnë në mendje merr çantën dhe ikën. Flet për energji në vitin më të rëndë botëror të fushës energjetike. Çmimi i gazit për shkak të konfliktit të Ukrainas ka kërcyer në limite historike të larta dhe si rrjedhojë ka një kosto më të lartë. Shqipëria po kalon një vit të thatë, Jorida dhe kushdo tjetër nuk mohon dot faktin se pavarësisht krizës dy gjëra kemi bërë ne që qeveria e Tabakut nuk i bëri:

1, Nuk kemi prekur çmimin pavarësisht krizës

2. Nuk ka pasur për asnjë moment ndërprerje të energjisë ashtu siç e kishim premtuar", tha Balluku.


Lajmi kryesor:

Butrinti/ PD: Po i jepet me koncesion për 10 vite një fondacioni privat! Rama: Ndryshimi i kufijve të Parkut me kërkesë të UNESCO! Marrëveshja miratohet me 75 vota pro në Kuvend


A.M./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia