Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë për rritjen e pagave, duke e quajtur një tjetër manovër propagandistike që nuk përputhet me realitetin ekonomik të familjeve shqiptare.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se vetë qeveria ka pranuar më në fund rritjen dramatike të çmimeve të produkteve bazë, nga 30% deri në 60%, që janë bërë barrë e rëndë për qytetarët.
“Qeveria pranoi rritjen e çmimeve, por ofron vetëm çikërrima si rritje pagash dhe pensionesh. Këto nuk kanë asnjë lidhje me realitetin që përjetojnë familjet shqiptare,” – deklaron Tabaku.
Sipas saj, ekonomia shqiptare është e kapur në pak duar dhe prodhon vetëm për një pakicë, ndërsa shumica e shqiptarëve përballen me rritje çmimesh, ulje fuqie blerëse dhe mungesë mbështetjeje reale nga shteti.
“Nuk mundet që çikërrimat e fundit të vitit të quhen mbështetje. Nuk mundet që një familje që shpenzon 40% të buxhetit vetëm për ushqime të trajtohet si histori suksesi nga propaganda qeveritare”, shton deputetja demokrate.
Tabaku thekson se rritja e çmimeve dhe varfërimi i qytetarëve janë realiteti i vërtetë i buxhetit të vitit të ardhshëm, jo premtimet për një “vit të administratës” apo “vit të pensionistëve”.
Në fund, ajo apelon për një ndryshim të modelit ekonomik, që të mos punojë për oligarkinë, por për shumicën e shqiptarëve.
Komente













Problemi qe ngre Tabaku,qendron dhe realisht eshte bere shume shqetesues per te gjithe "nivelet" e konsumatoreve,vecanerisht per ato me te ardhura te ulta.Gjykoni per sa vijon.Prej me shume se nje viti,Leku eshte forcuar shume (me teper se 20%).Kjo do te thote qe,importuesit te cilet blejne ne tregun e jashtem me Euro,kane ne "portofolin" e tyre rreth 20% me shume "Euro",nderkohe qe ne treg cmimet e produkteve te importit jane rritur edhe me shume.Pra abuzimi me konsumatoret eshte perqinda e cvleresimit te Euro's,plus rritjen abuzive te cmimit !! Shume e thjeshte per te kuptuar abuzimin solidar te "klanit" qe mbulon tregun e shtijeve me pakice,ndaj konsumatoreve ! Organet pergjegjese si Ministria e Financave dhe Tatimet jane ne indiference te plote dhe ndjekin kete dukuri (ne dem te konsumatorit) me pa aftesi ! Por edhe Institucioni i Statistikave eshte Fajtor ne kete situate ! Statistika "prodhohet" per publikun,qe te kuptoje cfare po ndodh realisht,por edhe per organet e mesiperme,qe te mos "notojne" ne "pellgun e qetesise" ! Te pakten cdo subjekt importues,qe rrit cmimin,pra fitimin (abuzues),duhet te penalizohet nga organet financiare,duke tatuar te gjithe kete shtese te pa justifikuar ! Financa dhe Statistika,se bashku,te kontrollojne ecurine e cmimeve te 15-20 artikujve baze qe vijne nga Importi,e theksoj ato qe vijne nga Importi (sepse qe ne fillim folem per forcimin e Lekut ndaj Euro's) dhe nxirrni konkluzione ! Deri tani vetem pa aftesi dhe Institucione ne letargji" te plote !! Lymi Tutit
PërgjigjuProblemi qe ngre Tabaku,qendron dhe realisht eshte bere shume shqetesues per te gjithe "nivelet" e konsumatoreve,vecanerisht per ato me te ardhura te ulta.Gjykoni per sa vijon.Prej me shume se nje viti,Leku eshte forcuar shume (me teper se 20%).Kjo do te thote qe,importuesit te cilet blejne ne tregun e jashtem me Euro,kane ne "portofolin" e tyre rreth 20% me shume "Euro",nderkohe qe ne treg cmimet e produkteve te importit jane rritur edhe me shume.Pra abuzimi me konsumatoret eshte perqinda e cvleresimit te Euro's,plus rritjen abuzive te cmimit !! Shume e thjeshte per te kuptuar abuzimin solidar te "klanit" qe mbulon tregun e shtijeve me pakice,ndaj konsumatoreve ! Organet pergjegjese si Ministria e Financave dhe Tatimet jane ne indiference te plote dhe ndjekin kete dukuri (ne dem te konsumatorit) me pa aftesi ! Por edhe Institucioni i Statistikave eshte Fajtor ne kete situate ! Statistika "prodhohet" per publikun,qe te kuptoje cfare po ndodh realisht,por edhe per organet e mesiperme,qe te mos "notojne" ne "pellgun e qetesise" ! Te pakten cdo subjekt importues,qe rrit cmimin,pra fitimin (abuzues),duhet te penalizohet nga organet financiare,duke tatuar te gjithe kete shtese te pa justifikuar ! Financa dhe Statistika,se bashku,te kontrollojne ecurine e cmimeve te 15-20 artikujve baze qe vijne nga Importi,e theksoj ato qe vijne nga Importi (sepse qe ne fillim folem per forcimin e Lekut ndaj Euro's) dhe nxirrni konkluzione ! Deri tani vetem pa aftesi dhe Institucione ne letargji" te plote !! Lymi Tutit
Përgjigju