Deputetja demokrate Jorida Tabaku e intervistuar sot nga Report TV pas një tryeze të opozitës me biznesin e vogël, foli lidhur me valën e protestave që pritet të mbëhsteten nga Partia Demokratike dhe aleatët me target grupet, përfaëqsues të bizneseve por edhe familjet që preken nga përfshirja e një numri biznesesh të vogla në skemën e TVSH-së.

Tryeza, doli në konstatim se biznesi i vogël kundër tv, argumentat për nismën?

PD që kur qeveria tha se do të përfshijë në TVSH bizneset me xhiron nga 2 milionë lekë e sipër, pati kundërshtitë e veta, duke patur parasysh si funksionin skema. Ndërkohë që sot bizneset e dëshmuan vetë që të gjitha argumentat që kemi dhënë, janë ato që biznesi po përjeton. Bizneset e vogla nëse futen në skemën e TVSH do kenë një rritje masive çmimesh, që shkon nga 6 deri në 8 për qind për disa biznese, dhe deri në 20 përqind për bizneset e tjera, sikurse janë fruta perimet etj. Do të kemi një ulje të konsumit dhe një rënie të fuqisë blerëse, duke parë edhe rritjen e mëparshme të taksave. Do të ketë një rritje të informalitetit. Sot bizneset po mbyllen pasivisht si rezultat i rritjes së taksave dhe tarifave të tjera lokale. Kemi një shifër prej 50 biznesesh që mbyllen çdo ditë, kjo do të rritet pas 1 prillit. Bizneset deklarojnë që do të kenë ose heqje dorë nga fitimi i tyre, oshe heqje të punonjësve në masë. Pra do të kemi persona që dalin nga tregu i punës dhe duke parë që 95 përqind e të punësuarve janë nga bizneset e vogla, janë biznese që mbajnë familje të tëra dhe e ardhmja e thuajse 50 mijë bizneseve vihet në rrezik.

Për sa i përket informalitetit, e rrit apo e ul përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH?

Ne nuk po flasim këtu për hipoteza, por po flasim për të vërteta. FMN thotë se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH do ta rrisi informalitetin, sepse bizneset do të detyrohen të nëdeklarojnë për të kapur xhiron 2 milionë, do detyrohen që të mbyllin biznesin, të kalojnë në statusin pasiv dhe të hapin një biznes të ri për të kapur xhiro më të vogël se dy milionë. Administrata tatimore nuk e ka kapacitetin për të menaxhuar një numër kaq të madh biznesesh, sepse me 15 milionë euro që do futen në buxhetin e shtetit nga futja në TVSH e biznesit të vogël  është thuajse 1 për qind e gjithë të ardhurave që mbledh qeveria nga e gjhithë TVSH. Kjo ëhstë e vërtetë për një pjesë të madhe të vendeve në tranzicion dhe evropiane, ku limiti hëtsë qëllimisht më i lartë për t’i lejuar këto biznese që të kenë sa më pak shtrëngesa nga shtatei dhe inspektorë tatimore që shkojnë te dera e tyre. Sot llogaritet thuajse 10-12 kontrolle në ditë., duke nisur që nga inspektimet e mjedisit, AKU, taksat dhe tatimet, autoritete lokale, që angazhojnë një pjesë të madhe të kohës të biznesit të vogël.

Biznesi i vogël ka paralajmëruar për nesër një formë proteste me mbylljen e qepenave që i përkrah edhe PD.  A do të kemi një numër të lartë të tyre për protestat?

Unë nuk e parashikoj dot sa biznese mund të mbyllen. Para një jave bizneset i ulën dhe ngritën vetë qepenat. Po të ketë forma të tjera proteste, ne do t’i bashkohemi. S'mund të heshtim tani që biznesi i vogël është në rrezik. 1 orë është një orë shumë e shkurtër që nuk e dëmton as biznesin. Më mirë reagojmë sot, se sa të rrezikojmë për mbylljen masive të bizneseve.

A po teston opozita në këtë mënyrë se si reagon popullsia?

Ne kemi një strategji për protesta. Strategjia jonë është se do të jemi në krah të qytetarëve për çdo kauzë që kemi luftuar këto vite.